Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më shumë si një shaka e 1 prillit sesa si realitet, Rusia mori presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë muaj.

Me luftën e Rusisë në Ukrainë që po hyn në muajin e 14-të, një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Vladimir Putin dhe planet e Moskës për të dislokuar armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje, kritikët po shtrojnë pyetjen se si Rusia mund të drejtojë organin më të fuqishëm të OKB-së.

“Pyetja është shumë e qartë: A mundet krimineli i luftës të drejtojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së?”, tha Andrius Kubilius, anëtar lituanez i Parlamentit Evropian gjatë një seance për Putinin, të mërkurën.

Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus për rolin e tij në rrëmbimin dhe dërgimin e paligjshëm të mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi.

“Unë mendoj se njerëzit po e shohin këtë nga një këndvështrim i gabuar. Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se ky muaj është më shumë një dhimbje koke sesa një avantazh për rusët”, tha për Zërin e Amerikës Richard Gowan, Drejtor i çështjeve të OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

“Nëse ata përpiqen të përdorin presidencën për të krijuar telashe për ukrainasit, ose për të përhapur rrëfimet e tyre për luftën, ata thjesht do të përballen me një numër të madh goditjesh”, shtoi ai.

Këshilli i Sigurimit, me 15 vende anëtare, është organi më i fuqishëm i OKB-së. Ai mund të marrë vendime për kryerjen e veprimeve ushtarake, dislokimin e paqeruajtësve, vendosjen e sanksioneve ndaj një vendi ose individi dhe mund të rekomandojë hetimin e rasteve të mundshme të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Lexo edhe :  Gruaja zbulon tradhtinë e bashkëshortit nëpërmjet aplikacionit, videoja bëhet virale

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit e marrin presidencën me rotacion, sipas rendit alfabetik (të bazuar në gjuhën angleze). Hera e fundit që Rusia kishte presidencën e radhës ishte shkurti i vitit 2022. Në ditën e 24-të të presidencës së saj, Presidenti Putin filloi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë, duke kryer një shkelje flagrante të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Ruanda është i vetmi vend që ka humbur presidencën e radhës në vitin 1994 për shkak të gjenocidit në vend, sipas Raportit të Këshillit të Sigurimit, një institut që studion transparencën dhe efektivitetin e këtij organi të OKB-së. Në atë kohë, Ruanda ishte një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Në vend të Ruandës, Spanja mori presidencën e radhës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha të enjten se një vend që “shkel në mënyrë flagrante Kartën e OKB-së” dhe sulmon fqinjin e tij nuk ka vend në Këshillin e Sigurimi, por nuk ka “asnjë rrugë të mundshme ligjore ndërkombëtare” për ta shmangur këtë.

Ukraina është e indinjuar që Rusia është në Këshillin e Sigurimit, dhe veçanërisht tani ka presidencën e radhës. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se presidenca e Moskës është një “shaka e rëndë”./VOA

Të fundit

Ndërtuan vila me dokumente të falsifikuara, merren të pandehur 10 persona

Prokuroria e Tiranës, ka marrë të pandehur 10 persona, ndërsa ndërtimet janë sekuestruar. Dyshohet se të pandehurit kanë ndërtuar...

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Lajme të tjera

Web TV