Sekuestrohet mbi 41 kg heroinë në Tiranë, arrestohet personi që e transportonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekuestrohen 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë. Finalizohet me sukses megaoperacioni policor i koduar “Fusha e kuqe”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Operacioni bazuar në inteligjencën informative për goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta. Vihet në pranga drejtuesi i automjetit që transportone heroninën. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fusha e kuqe”.

Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth. Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Të fundit

Kur duhet të hamë më shumë mish në dimër apo verë? Ja çfarë thonë mjekët

Kur jashtë është ftohtë dhe temperaturat bien nën zero gradë Celsius, shpesh mund të shërbejë si një instinkt për...

7 vende përrallore të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë gjatë jetës tuaj

Cilido qoftë versioni juaj i parajsës në tokë, vendet më poshtë jo vetëm që mahnisin sytë me bukuritë e rralla natyrore por edhe mbushin...

Fushata i kushton shtrenjtë, Mitsotakis rezulton me Covid 19

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë helene i cili ka anuluar...

Gazetarja plas ‘bombën’: Ja çfarë do të bëjë prokuroria për çështjen e Tahirit

Burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha deklaruan se pavarësisht se prokurori i çështjes ka aprovuar lirimin e Saimir Tahirit, të hënën po shohin...

Tkurret popullsia e Shqipërisë, 32 mijë banorë më pak gjatë vitit të kaluar

Edhe gjatë vitit 2022, popullsia e Shqipërisë vijoi tendencën rënëse. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, më 1 janar 2023 në vendin tonë u...

Lajme të tjera

Web TV