Aktorja e madhe Margarita Xhepa feston ditëlindjen/ Rama mesazh urimi: Edhe 100!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e mrekullueshme, magjia e skenës dhe Teatrit shqiptar, Margarita Xhepa, feston sot ditëlindjen.

Aktorja feston sot 89-vjetorin e ditëlindjes. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale i uron edhe 100 vite të lumtura akotores.

Ai ka ndarë dy foto të Margarita Xhepës dhe shkruan “#EDHE 100💐”.

Aktorja Margarita Xhepa lindi më 2 prill 1934. U aktivizua fillimisht në Estradën e Shtetit dhe më pas në Teatrin Popullor. Spikati në plejadën e kohës përmes interpretimit të rolit të Ofelisë të tragjedisë shekspiriane “Hamleti”, vënë në skenë në vitin 1960 prej regjisorit rus Bortko.

Në skenën e teatrit, Xhepa ka mishëruar mbi 150 role, mes të cilave veçojmë: Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur”  (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 31 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936 (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.

Të fundit

Do bëhen prindër?/ Getinjo konfirmon ribashkimin me Vivien

Para pak ditëve Getinjo dhe Vivien Thano u bënë kryefjalë e mediave. Kjo pasi çifti u filmua me njëri-tjetrin....

“Më 14 maj rinia foli”/ Basha vijon takimet: Qytetarëve iu është vrarë shpresa

Lulzim Basha vijon me takimet e tij me të rinjtë e të rejat. Ai është ndalur sërish sot në një takim, ku ndër të tjera...

Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurti

Nga Mero Baze Ka një keqkuptim të madh, por dhe të qëllimshëm, në referimin në histori që nacionalkomunistët e Kosovës përfaqësuar nga Albin Kurti bëjnë...

Shkrirja e ASA-s/ Ankohet Gjinushi: Paguhem 300 mijë lekë të vjetra në muaj

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka deklaruar se në këtë institucion nuk merr rroga. I ftuar në studion e Panorama TV, Gjinushi...

Lirimi i Tahirit/ Reagon Rama: Duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë

Një reagim për lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Në takimin falenderues që po...

Lajme të tjera

Web TV