Alibeaj i përgjigjet Berishës: Një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përkujtuar 2 prillin e 32 viteve më, ku humbën jetën 4 persona në Shkodër në protestë.

E teksa ka përcjellë një mesazh, Alibeaj i është përgjigjur edhe deklaratës së Sali Berishës, i cili nga Shkodra tha se çdo voto për Alibeajn është votë për Ramën.

Alibeaj deklaron se veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

Postimi i plotë i Enkelejd Alibeajt:

Përkujtimi dhe respekti ndaj atyre që jetën dhanë në 2 prill, bëhet me nderim e në heshtje. Me reflektim të ndjerë e të thellë për çka dhe përse amaneti i antikomunizmit, lirisë dhe demokracisë ende nuk është çuar në vend! E vend për faj e përgjegjësi ka për çdokënd që pati mundësinë për të kontribuar në këtë drejtim. Nëse nuk ka dashur a mundur sot duhet veçse të heshtë!

Veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

Ata që dhanë jetën në 2 prill në emër të lirisë dhe demokracisë së munguar për dekada meritojnë respektin dhe nderimin më të lartë sot. Në ditën kur ende zgjatimet e komunizmit përpiqen të mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve për interesat e tyre personale.

Në nderim të jetës së dhënë nga heronjtë e demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka, të gjithë duhet të perulemi me respekt dhe të vlerësojmë më gjakftohtësi dhe seriozitet rrugëtimin politik të PD në këto 30 vjet. Në emër të vlerave të së cilës ata u vranë pabesisht nga regjimi komunist.

Lexo edhe :  Rama jep lajmin/ Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare

Vlerësimi dhe nderimi për jetën dhe veprën e heronjve të 2 prillit do të mbetet në themelet e vlerave mbi të cilat PD u ngrit. Ndaj sot reflektimi për këto vlera duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për të çuar në vend jo vetëm dëshirën por dhe idealin e të gjithë atyre që dhanë jetën që sot të jemi të lirë në një vend demokratik. Për të respektuar çdo mendim dhe alternativë dhe jo për t’iu dorëzuar kultit të individit që na mbajti peng për gati 50 vjet!

Të fundit

Përplasen trenat në Indi, 50 të viktima dhe 300 të plagosur

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren me pasagjerë...

Feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç bën Kejvina Kthella

Kejvina Kthella prej vitesh njihej si një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, por së fundmi u bë shumë e komentuar në media...

Sopranoja italiane Ana Pirozzi vjen për Master Class në Tiranë, pa pagesë për të rinjtë

Sopranoja e njohur italiane, Ana Pirozzi do të jetë në Tiranë për një master class falas për të rinjtë. Këtë e bëri me dije...

Kur duhet të hamë më shumë mish në dimër apo verë? Ja çfarë thonë mjekët

Kur jashtë është ftohtë dhe temperaturat bien nën zero gradë Celsius, shpesh mund të shërbejë si një instinkt për të kërkuar porcione ushqimi më...

7 vende përrallore të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë gjatë jetës tuaj

Cilido qoftë versioni juaj i parajsës në tokë, vendet më poshtë jo vetëm që mahnisin sytë me bukuritë e rralla natyrore por edhe mbushin...

Lajme të tjera

Web TV