Sekuestrohen mbi 17 mijë euro në Rinas, procedohet 31-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pikën kufitare të Rinasit u bllokuan ditën e sotme mbi 17 mijë euro.

Policia thotë se është proceduar poseduesi i tyre, një 31-vjeçar, i cili tentoi t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar sipas rregullave.

Njoftimi i Policisë: 

Sekuestrohen 17 550 euro të cilat tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar, një 31-vjeçar që u procedua penalisht. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin e krimeve kufitare, si dhe për të garantuar lëvizjen e sigurtë të shtetasve, përgjatë fundjavës.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Tkurret popullsia e Shqipërisë, 32 mijë banorë më pak gjatë vitit të kaluar

Edhe gjatë vitit 2022, popullsia e Shqipërisë vijoi tendencën rënëse. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, më 1 janar...

Puthi Georgia Melonin/ Basha “xhelozon” Ramën: Sillet si yjet e Hollywood-it

Veprimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Molavi, ku i dha një përaqfim të zjarrtë kryeminsitries së Italisë Georgia Meloni, është...

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Mbrëmjen e sotme është arrestuar Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Rama ka reaguar menjëherë për arrestimin e zyrtares. “Një Sekretare e...

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar këtë të premte. Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe...

Ja cilat janë vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para

Pikturat e peizazhit shpesh kanë tre elementë kryesorë: terrenin malor, bollëkun e ujit dhe një shumëllojshmërinë e bimësisë. Ky është parë si peizazhi ideal si...

Lajme të tjera

Web TV