Edon Zhegrova po kalon një formë shumë të mirë sportive. Sulmuesi dardan realizoi golin e Kosovës në barazimin 1-1 ndaj Andorrës, ndërkohë që ishte protagonist në fundjavë në Ligue 1.
24-vjeçari shënoi dy gola në suksesin 3-1 të Lille kundër Lorient, duke ardhur nga stoli. Zhegrova u fut në fushë në minutën e 82’ dhe ia doli të dërgonte dy herë topin në rrjetën kundërshtare.
Në fund festoi gjatë me ultrasit franceze. Sulmuesi i krahut është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin francez të futbollit.
Zhegrova u vlerësua me notën 9. Më mirë se ai vetëm Alexis Flips i Reims, i cili shënoi dy herë në triumfin 0-3 të skuadrës së tij në fushën
Zhegrova numëron 3 gola dhe 5 asiste sezonalë në Ligue 1. Lille renditet në vendin e pestë dhe po lufton fort për të siguruar kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm.