test

“Urime”, Rama prezanton Vlora Hysenin si drejtuesen e re të SHISH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Vlora Hysenin si drejtoren e re të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Rama ka postuar një foto, ku shihet në krahë me Hysenin dhe ministrin Bledi Çuçi, Ulsi Manja dhe Niko Peleshi, teksa uron Hysenin për detyrën e re.

“Tiranë – Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës🇦🇱 Urime🙏” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që Vlora Hyseni do të jetë drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit. Shqiptarja e Kosovës ka marrë “bekimin” e presidentit Bajram Begaj, për të drejtuar institucionin më të lartë të inteligjencës në vendin tonë, pas propozimit të bërë nga Edi Rama.

Hyseni ka mbajtur për 4 muaj postin e zv/drejtoreshës së Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë, një institucion homolog me Shërbimin Informativ të Shtetit në Shqipëri. Ajo u shkarkua gati dy vite më parë, më 31 qershor 2021.

Ndërkohë, vetëm një vit më parë Vlora Hyseni është emëruar këshilltare e kryeministrit Edi Rama.

Të fundit

Formacionet zyrtare të sfidës Poloni-Holandë, Lewandowski e nis sfidën nga stoli

Poloni-Holandë çelin raundin e parë të Grupit D në EURO2024, me sfidën që nis në orën 15:00 dhe që...

Ndërtimi i minierës së litiumit, Financial Times: Vuçiç jep dritën jeshile

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke u përgatitur t’i japë Rio Tintos dritën jeshile për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit...

10% më të lartë se mesatarja, ja kush është shteti me refuzimin më të lartë të vizave

Sipas një studimi të Henley & Partners, Afrika përballet me normat më të larta të refuzimit të vizave për zonën Schengen në Evropë, me...

Bajrami: “Dhamë maksimumin tonë, tani duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj Kroacisë”

Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash lojë ndaj Italisë, por pavarësisht kësaj, kuqezinjtë dolën...

Samiti i Paqes për Ukrainën, Spiropali takohet në Zvicër me zv.Presidenten e SHBA-ve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris. Takimi është zhvilluar në...

Lajme të tjera

Web TV