E fundit/ Lojtarët e Kukësit braktisin seancën stërvitore, pa rroga prej disa kohësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollistët e Kukësit braktisin stërvitjen. Burime për SuperSport mësojnë se që prej ndeshjes me Egnatian, më 1 prill, verilindorët janë paraqitur në ambientet stërvitore, por kanë refuzuar të zbresin në fushë.

Mësohet se shkak është bërë një vonesë e konsiderueshme në shlyerjen e pagave mujore të futbollistëve, të cilët nga ana tjetër kanë lajmëruar edhe më herët klubin, se do të vijojnë protestën deri në nisje të likuidimit.

Ndeshja e radhës e Kukësit është ajo ndaj Tiranës, e planifikuar për këtë të diel në kryeqytet, teksa trajneri Rrahman Hallaçi shpreson që gjërat të sqarohen sa më shpejt dhe të rinisë stërvitjen me grupin.

MOmentalisht Kukësi mban vendin e 6 me 35 pikë, por ka ende shanse për të synuar një vend në zonën europiane, duke qenë se është edhe një fazë për t’u luajtur. Megjithatë pa u zgjidhur situatat në zyra, vështirë se lojtarët në fushë do të jenë të përqendruar në arritjen e objektivave të klubit.

Të fundit

Opozita zbret në shesh, protestë kombëtare para Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive...

Berisha del nga selia e PD-së, nis marshimin me militantët drejt kryeministrisë

Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së, rreth gjsyëm orë pasi duhej të niste protesta e opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë. Berisha është i shoqëruar...

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi njofton futjen në garë, ja në cilin qark do të kandidoj

Tom Doshi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës. Vendimin ia ka bërë të ditur strukturave...

Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 11 majit. Shifrat e...

Pesë vendet ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Nuk shkojmë askund pa të madje as kur...

Lajme të tjera

Web TV