Lajmet mbi largimin nga PSG, reagojnë përfaqësuesit e Messit: “Gjithçka është Fake News”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Lionel Messit është më shumë se kurrë në diskutim. Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germain mbyllet në fundin e këtij sezoni dhe në horizont janë shumë klube që pretendojnë shërbimet e Kampionit të Botës. Nga Barcelona që mendon për rikthimin e Messit në Camp Nou, për të vijuar me Amerikën dhe Arabinë Saudite që ëndërrojnë të shijojnë nga pranë magjinë e “pleshtit”.

Së fundmi, ajo që ndezi edhe më shumë merkaton ishte prestigjiozja L’Equipe e cila shprehej e sigurt se Messi do të transferohej te Al-Hilal në Arabinë Saudite për të përfituar nga një kontratë me vlerë prej 350 milionë paund. Por, nisur nga ky lajm, reaguan menjëherë edhe përfaqësuesit e Messit të cilët për Le Parisien theksojnë se gjithçka është një “Fake News”, i iniciuar enkas në dëm të 35-vjeçarit.

“Na vjen çudi kur shohim se PSG i ka vendosur kusht Messit që të ulë pagën pasi përndryshe nuk i ofron rinovimin. Nuk duam të bëhemi pjesë e kësaj loje, këto “Fake News” nuk i bëjnë mirë Messit, por ndoshta ky është edhe qëllimi i atyre që publikojnë të tilla informacione.

Nuk duam të bëjmë më shumë deklarata, por sigurojmë se Messi dhe PSG janë në bisedime. Leo kërkon të qëndrojë në Francë te PSG, ashtu siç do edhe trajneri Galtier”, u shprehën të përfaqësuarit e Messit.

Të fundit

Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, flakët shkatërruan çdo gjë brenda saj

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile, të Lezhës. Sipas informacioneve...

Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të martën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga...

Përfundon numërimi në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në orët e para të mëngjesit është mbyllur procesi i numërimit të votave në të gjithë qarkun e Shkodrës. Partia Demokratike kryeson me 36904 vota,...

Gjestet e heshtura që bën një burrë kur po bie vërtet në dashuri

Na janë mësuar sytë me gjeste të mëdha: propozime në ekrane gjigante, unaza që duken nga hapësira dhe përqafime në shi. Por e vërteta...

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

Qarku i Lezhës ka votuar në favor të Partisë Demokratike, duke e kthyer hartën e tyre në ngjyrë blu për këto zgjedhje parlamentare. Partia Demokratike...

Lajme të tjera

Web TV