Rikthehen bastet sportive/ Zbardhet projektligji i qeverisë, si do të funksionojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të luash një skedinë në loto sporti do të jetë e lejueshme shumë shpejt. Projektligji është hartuar tashmë dhe në ndryshim nga vitet e kaluara, bastet do të luhen online, ndërsa 15% e parave do të investohen në sport dhe kulturë.

Hapja e basteve sportive, tashmë është cështje ditësh. Rregullat e lojës janë shkruar nga qeveria dhe pasi të kalojnë në një fazë të shkurtër këshillimi do të miratohen në parlament.  Ato do të luhen vetëm në pajisje elektronike, pra nuk do të ketë sallone apo biznese të posacme si ato të para disa viteve.

Kompanitë që do të marrin licencë duhet të kenë kapital mbi 20 mln lekë dhe përvojë mbi  3-vjecare në lojëra fati.

15 për qind e parave që do të arkëtohen në baste, do të shkojnë për mbështetjen e sportit, artit, kulturës dhe teknologjisë së inovacionit.

Ligji synon edhe mbrojtjen e lojtarëve, duke krijuar një fond garancie për fitimtarët, ku organizatori duhet të ngurtësojë 120 milionë lekë, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojtarët brenda një viti, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Ndërkohë, në mënyrë që të shlyhen detyrimet ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit organizatori baste sportive online është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 milionë lekësh, në një llogari të veçantë bankare.

Ndryshe nga sallonet fizike, që arritën në 4700 në të gjithë vendin në vitin 2018, formati online nuk kufizon numrin e llogarive që hapen.

Të fundit

Angelina Jolie bëhet bionde dhe duket yll

Duket se aktorja e njohur e ka gati formulën e kapërcimit të stinëve nga dimri i ftohtë në pranverën...

Amerikanët para një ripërballje Biden-Trump

Amerikanët janë përballë një përsëritjeje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Sondazhet tregojnë një mungesë përkrahjeje për të dy kandidatët, ndërsa zoti Trump ndeshet edhe...

Vrau babanë në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë, Hysen Meta pranon krimin

Hysen Meta 25 vjeç ka pranuar se ka qenë qenë ekzekutori i babait të tij Pëllumb Meta në Durrës, ndërsa është ndihmuar nga motra dhe...

Të mundësh Ramën me bedelët e Metës!

Nga Dritan Hila Të ndodhur në një krizë ideore dhe morale dhe me probleme të mëdhaja personalitetesh në partinë e tij, Ilir Meta ka dalë...

“Dëshmoi se ekziston”, gazetari analizon protestën e Rithemelimit: Mungon qeverisja..

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar protestën e Rithemelimit për të cilën u shpreh se ne si shoqëri nuk...

Lajme të tjera

Web TV