Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha prezantuan podcastet e tyre të para “Flasim” dhe “Jeta përtej politikës”.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook ditën e sotme, Sali Berisha u pyet se kur do ta ftojë kundërshtarin e tij politik në podcast.
Berisha tha se Edi Rama ftesën e ka gjithmonë, por nuk shkon sepse ka frikë.
Berisha: Kundërshtari im politik është i ftuar kurdo që gjen forcë dhe kurajo. Podcasti qëndron por ai nuk vjen kurrë. Ka frikë, ka frikë nga vetja e tij, nuk mund t’ia shtoj guximin.