Dy trupa të pajetë u gjetën në rrënojat e një ndërtese që u shemb në Marsejë pas një shpërthimi të madh, bën me dije autoritetet franceze të hënën, teksa punonjësit e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të paktën gjashtë persona të tjerë që dyshohet se ishin në ndërtesë.
Shtëpia katërkatëshe u shemb në qendër të qytetit jugor të Francës në orët e para të mëngjesit të së dielës, pak pas mesnate.
Nga shembja u rrëzuan edhe pjesë të dy shtëpive fqinje, ngjitur me të.
Sipas informacioneve të autoriteteve francaze, raportohet për të paktën 5 persona të lënduar.
Ekipet e kërkimit po vijojnë punën për gjetjen e të mbijetuarve, por situata duket tepër e vështirë për shkak të një zjarri të nëndheshëm që po vijon në godinën e shembur.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit që shembi ndërtesën. Banorët aty pranë thanë se pas dëgjuan zhurmën e madhe ndjenë një erë gazi erdhi nga ndërtesa e cila u kolapsua.
Megjithatë, kryebashkiaku i qytetit port të Mesdheut tha se punonjësit e shpëtimit nuk kanë hequr dorë nga shpresa për të gjetur të mbijetuar.
“Ka ende shpresë, dhe për sa kohë që ka shpresë, ne nuk do të ndalemi,” tha kryebashkiaku i Marsejës Benoit Payan, në skenën e katastrofës.
Ai tha se punonjësit e urgjencës po kryenin një operacion “kirurgjikal”, për të “mbrojtur me çdo kusht” çdo të mbijetuar të mundshëm.
Ndërtesa besohej se kishte nga një apartament në çdo kat.