Kulti i Michael Jordan ka arritur një rekord të pabesueshëm në ankandin e një pale atletesh, “Air Jordan”, që u shitën për më shumë se 2.2 milionë dollarë.
Kjo shifër tejkalon atë të paguar në vitin 2021 për atletet “Nike Air Ships” që Michael Jordan veshi në ndeshjen e tij të parë të sezonit të rregullt në NBA.
“Shitja rekord e sotme tregon më tej se kërkesa për veshjet sportive të Michael Jordan vazhdon të tejkalojë dhe kapërcejë të gjitha pritshmëritë,” tha Brahm Wachter, kreu i “Sotheby’s”.
Atletet tashmë historike “Air Jordan XIII’, të cilat u hodhën në ankand nga Sotheby’s, janë ato të veshura nga Michael Jordan në pjesën e dytë të ndeshjes së dytë të finaleve të NBA 1998, e njohur si “Last Dance” (Kërcimi i fundit).
Në atë ndeshje, Chicago Bulls mundi Utah Jazz 93-88 me 37 pikë, 5 “rebound”, 3 asistime të Michael Jordan, me rezultatin që u barazua në 1-1. Jordan fitoi për herë të gjashtë unazën e NBA-së dhe u shpall MVP i finaleve.