test

Tritol kryedemokratit të Vaut të Dejës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreut të Partisë Demokratike të Vaut të Dejës, Benard Ndreca, i ka shpërthyer një sasi tritoli që i është vendosur në pjesën e përpërparme të automjetit të tij. Fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, ndërsa nuk dihet asgjë për dy autorët. Politika dënon ngjarjen, ndërsa Berisha akuzon Ramën për “frymën e terrorit”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ende pa nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, janë regjistruar incidentet e para kriminale ndaj drejtuesve lokalë të forcave politike.

Në orët e mëngjesit të kësaj të marte, një sasi tritoli ka shpërthyer në mjetin e kryetarit të Partisë Demokratike të Vaut të Dejës, Benard Ndreca. Kamerat e sigurisë në banesën e Ndrecës kanë fiksuar dy persona që për gati 7 minuta kanë vendosur lëndën shpërthyese gjatë orëve të natës.

Ndërsa rreth orës 7:10 minuta, kur Ndreca po bëhej gati për të dalë nga oborri së bashku me makinën, ka ndodhur edhe shpërthimi. Për Ndrecën, ngjarja është e motivuar politikisht: “Është i mirëorganizuar. Unë jam vendas këtu dhe nuk kam asnjë konflikt. Ky incident është politik, më është bërë se jam kreu i degës së Partisë Demokratike. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të distancojnë policinë nga politika”.

Kjo ngjarje vjen një ditë pasi anëtarët e PD-së, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, në Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës kanë shprehur mbështetjen e tyre për kandidatin e propozuar nga grupi i Rithemelimit të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Edhe vetë Ndreca është pjesë e Rithemelimit të PD.

Deputeti i PD, Ervin Salianji nga Komisioni i Sigurisë tha se pas ngjarjeve kriminale në vend, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku duhet të jepnin shpjegime lidhur me sulmin me tritol në Vaun e Dejës. Salianji tha se opozita nuk ka marrë shpjegime dhe për kamerat e vendosura nëpër qytetet dhe se pse vriten njerëz përditë, ku bëri apel që autoritet të dënojnë krimin.

Sakaq ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se autoritetet  do t’i japin përgjigje sulmit me tritor ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës.

Reagimi i Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me tritol në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejes, Benard Ndreca, ndërsa gishtin e fajit e drejton tek Edi Rama, që siç u shpreh Berisha “inauguroi çeljen e fushatës”.

Sipas Berishës, qëllimi i këtij akti terrorist shtetëror ishte eliminimi fizik i Ndrecës. Ai tha se ky është një akt i shëmtuar ne prag te zgjedhjeve të 14 majit. “Sot u krye një akti i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Benard Ndrecës me qëllim eliminimin e tij fizik. Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është edhe familja e tij.

Terroristë shtetëror, sipas regjistrimit të kamerave të shtëpisë kanë vendosur në orën 1e15 minuta të mëngjesit tritolin në makinën e tij. Benardi, tek nisej për në punë, përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e ppërparme të makinës. Fatmirësisht vetë ai shpëtoi nga ky atentat  i mirëfilltë politik. Në këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale.

Ky përben një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat ndaj likuidimit të tij”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Politika injoron diasporën, kursimet ja duan, votën s’ja duan

Reagimi i Presidentit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dënuar atentatin më tritol ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. Me anë të një reagimi, kreu i shtetit kërkon nga institucionet të zbardhin sa më parë ngjarjen e rëndë dhe autorët të vihen para drejtësisë. “Mësova me shqetësim  mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj cdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, thuhet në reagimi e Presidentit.

Reagimi i Bardhit

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar për atentatin që iu bë sot kreut të PD-së në Vaun e Dejës Bernard Ndreca. Me anë të një postimi në Tëitter, Bardhi shkruan se akti kriminal që iu bë Ndrecës ka goditur zgjedhjet lokale të 14 majit. Po ashtu ai, iu bëri thirrje autoriteteve që të zbardhnin ngjarjen. “Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë. Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm. Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjeherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash, dhe kurrësesi intimidim me metoda kriminale”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Spiropalit

Për ngjarjen e rëndë në Vaun e Dejës, ku iu bë atentat me tritol kreu të PD, Benard Ndreca ka reaguar edhe ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin së më parë këtë ngjarje kriminale. Një mesazh kishte edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha: “Nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur”, është shprehur Spiropali. Ajo ju ka kërkuar organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës.

“Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat. Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur. Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore. Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan.

Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll. E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve”, shkruan Spiropali.

Të fundit

Burim i shkëlqyer vitaminash për organizmin, zbuloni cilësitë e farave të shalqirit

Ngrënia e shalqinit është një proces që sfidohet nga farat e shumta të tij. Zgjedhja është e qartë. Ose...

Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 12 korrik?

Nga Ylli Pata Përse Sali Berisha zgjodhi ditën e samitit të NATO-s si datë për protestën e tij kombëtare? Kryesia e partisë së Sali Berishës, tashmë...

Kredi me zero interes për punonjësit e administratës, ja si do të ndahen, kriteret

Zbardhet sistemi i pikëzimit me kriteret mbi bazën e të cilave do të vlerësohen punonjësit e administratës që aplikojnë për të përfituar kredi me...

Djali i Belerit kandidat i PD për Himarën? Dhuli zbulon çfarë pritet të ndodhë

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin për Fredi Belerin me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Ish-zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdjan Dhuli...

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re këngëtari i njohur

Shifty Shellshock, emri i vërtetë i të cilit ishte Seth Binzer, i grupit Crazy Town, të cilët u bënë të njohur për këngën e...

Lajme të tjera

Web TV