Deputetja demokrate Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës.
Teksa e ka cilësuar si një akt terrorist në nisje të fushatës, kërkoi nga ministri i Brendshëm që të japë informacion se ku janë hetimet deri më tani.
“Akt terrorist ka ndodhur ndaj kryetarit të PD në Vaun e Dejës duke u sulmuar për eliminim fizik me tritol.
Kjo ishte hapja e fushatës elektorale e padëgjuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë dhe vendeve demokratike.
Ky parlament duhet të distancohet, ministri i brendshëm të na thotë ku janë hetimet, se nëse keni ndërmend ta bëni kështu fushatën elektorale i keni bërë llogaritë gabim”, tha Zhupa.