test

996 aplikime për targa të personalizuara/ Arkëtohen 245 milionë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se deri tani ka 996 aplikime për targa të personalizuara.

Ai tregoi se kërkesa të tilla kanë arkëtuar 24.5 milionë lekë të reja.

“Pjesa e targave të privilegjuara lidhet me një kategori shumë të vogël të shoqërisë. Ka interesim të menjëhershëm megjithëse është një shërbim krejt i ri dhe pritshmëritë janë aty-aty me atë që ne mendonim. 144 janë të paguara, të regjistruara, pra të përfunduara si shërbime dhe kanë gjeneruar një fond prej 24.5 milionë lekësh të reja që do të thotë 245 milionë lekë të vjetra,’ – u shpreh Gonxhja i cili e cilësoi këtë një fond të konsiderueshëm për një shërbim që ofrohet për rreth një muaji.

Drejtori i DPSHTRR tha se kombinimet e numrave në targa të cilat kërkohen më shumë se një herë kalojnë në ankand.

Të fundit

Kylian Mbappe nuk do të startojë në sfidën ndaj Holandës, francezi vijon rikuperimin

Kylian Mbappé nuk do të startojë sonte, në orën 21:00, në ndeshjen që do të zhvillohet mes Francës dhe...

A do të vijë me një parti të re në zgjedhjet e 2025-ës?/ Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Pasi humbi vulën e PD-së, në një intervistë televizive Lulzim Basha thotë se grupimi që ai përfaqëson nuk e ka vendosur ende nëse do...

Çfarë kuptimi ka shprehja “kolona e pestë”?

Shprehja "kolona e pestë" u krijua nga frankoisti Emilio Mola për të treguar një organizatë ushtarake klandestine që favorizon një pushtim nga armiku. Kuptimi origjinal...

Reporteri shqiptar bëhet bujë në gazetat e huaja, parashikoi autogolin e Calafiorit

Calafiori dhe parashikimi absurd i gazetarit shqiptar në Spanjë-Itali: "Si ia dolën?" Profecia e pabesueshme e gazetarit për ndeshjen mes Azzurrit dhe “La Rojas”,...

Denaj: Në 5 muaj, eksportet bujqësore u rritën me 12%

Eksportet bujqësore në Shqipëri kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 12% për 5-mujorin e parë të këtij viti, duke arritur në 182 mijë...

Lajme të tjera

Web TV