“Memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës/ Xhaçka: Në 2023 përfundojmë procesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno.

Palët gjatë diskutimeve të tyre janë fokusuar, përveç bashkëpunimit dypalësh, edhe në trajtimin e linjave kryesore të Presidencës së ardhshme spanjolle të BE-së.

Në këtë kuadër është nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi në forcim të bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian, mes tyre.

“Kemi rënë dakord për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes dy vendeve tona me synim arritjen e një koordinimi sa më të mirë të punës për çështjet e integrimit evropian. Në këtë memorandum parashikohet që Spanja, të na mbështesë duke ofruar shërbime konsulence dhe asistencë teknike që Spanja të na mbështesë duke ofruar konsulencë, bashkëpunim, kjo patjetër edhe në kuadër të planit ekonomik”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Në deklaratën e saj për mediat, ministrja Xhaçka është shprehur se deri në fund të viti 2023, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit.

“E informova homologun Albares mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit. Deri në fund të 2023, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit. Kërkova mbështetjen e Spanjës në lehtësimin e diskutimeve në Këshill, për një vendim pozitiv për hapjen e grupit të kapitujve themelorë”, ka thënë Xhaçka.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV