Fushata elektorale e PS/ Gjikondi: Rama nuk e bëri të bujshme sepse e ka fitoren në xhep

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja Brizida Gjikondi, duke komentuar hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste pa pasur organizime të mëdha, e konsideroi si shenjë se kryeministri Edi Rama e ndjen të sigurt fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit.

E ftuar dje në një studio televizive, Gjikondi theksoi se fakti që përballë Ramës qëndrojnë kandidatë të koalicionit Meta-Berisha është një komoditet shumë i madh për Partinë Socialiste.

“Rama nuk e bëri të bujshme fushatën sepse e ndjen se e ka fitoren në xhep. Të kesh përballë kundërshtarë si Berisha dhe Meta është një komoditet shumë i madh.

Ata janë karma e vetes së tyre, nuk ka nevojë Rama të merret me ta. Patjetër që fushata e tyre do jetë bombastike, hapet nesër.

Por shqiptarët nuk janë më të interesuar pr të shpëtuar nga halli krerët e opozitës shqiptare. Sepse ata janë bashkë nga halli jo nga malli. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për ekzistencën e tyre në skenën politike shqiptare”, deklaroi ajo.

Ndërsa teksa foli për rezultatet e sondazhit të institutit italian ‘Piepoli’ të realizuar në bashkëpunim me Report TV  për qytetin e Tiranës, aktivistja u shpreh se mbështetja e qytetarëve e treguar në sondazh për Veliajn tregon se ky i fundit preferohet përballë kandidatëve përballë tij, edhe pse drejton bashkinë më të madhe në vend prej 8 vitesh.

“Ai vjen pas dy mandatesh rresht, tregon se në përgjithësi 3 mandate nuk është se të konsumojnë. Për sa kohë që ka kaq mbështetje, është tregues se qytetarët e Tiranës përballë kandidatëve të tjerë, preferojnë atë për të vazhduar projektin që ka për kryeqytetin”, nënvizoi Gjikondi.

Më tej, ajo shtoi se Meta dhe Berisha e kishin përzgjedhur me qëllim Këlliçin për të kandiduar në Tiranë pasi ky i fundit nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme në poste kyç shtetërore, gjë që sipas Gjikondit, tregonte se dyshja opozitare dëshiron t’u tregojë qytetarëve se vota e tyre për Këlliçin, praktikisht llogaritet si votë për ta.

Të fundit

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

“Ke rënë brenda ore kafshë”, Silvi-Romeos: S’po bëj lojë, më pëlqen Erjola

Gjatë një bisede në BBV3 Romeo ngacmon Silvin për Erjolën. Ai dhe Julia e pyesin nëse vërtet ka pëlqim për të apo thjesht e...

Trump shënon sërish fitore, nuk ndal sulmet për kundërshtarin e mundshëm Joe Biden

Donald Trump fitoi një sërë garash presidenciale republikane të shtunën, duke iu afruar më shumë faktit i të qënit kandidati i partisë në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV