Big Brother Vip/ Arbana krahasoi Efin me Jozefina Topallin, ja reagimi i Luizit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmë në prime u diskutua për lojën e javës, ku shtëpia u kthye në qeveri më Kryeministër Luizin, President Kristin dhe Kryetare Parlamenti, Efin, për këtë të fundit Arbana bëri nje koment duke e krahasuar me ish vjehrrën e Luizit, Jozefina Topallin.

Vëllai i madh frymëzuar nga gjendja aktuale politike jashtë shtëpisë, ka krijuar një lojë për banorët, të cilët duhet të zgjidhnin qeverinë e shtëpisë së Big Brother.Banorët zgjodhën Luizin për Kryeministër, President Kristin, Kryetare Parlamenti Efin,Ministër të Brendshëm, Qetësorin, etj.

Edhe pse banorët u munduan të silleshin në bazë të posteve të tyre të reja kjo sfidë rezultoi e dështuar, pasi nuk qëndroi më shumë se 12 orë.

Mirëpo kur sfida u komentua në prime, Arbana pati edhe një koment për Efin duke i thënë se ajo i kujtoi dikë dhe bëhej fjalë për ish vjehrrën e këngëtarit, Jozefina Topallin. Për herë të parë Luizi nuk ka reaguar dhe si rrallëherë nuk ka bërë asnjë batutë në lidhje me këtë koment të Arbanës por vazhdoi të fliste për diçka tjetër duke shpërqendruar situatën.

Kujtojmë se këngëtari është komentuar shpesh për lidhjen e tij me vajzën e Jozefina Topallit. Këngëtari Luiz Ejlli dhe Megi Topalli, i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017Asokohe dyshja konfirmoi ndarjen përmes postimeve në rrjetet sociale, por nuk dha asnjë shpjegim për arsen se përse marrëdhënia e tyre përfundoi.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV