“Ndodhin këto raste, s’kemi çfarë bëjmë”/ Zbardhet dëshmia e djalit që vrau nënën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E premtja e 14 prillit shënoi një ndër rastet më të rënda që kanë ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Shtëpia e familjes Hyseni në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë, u shndërrua në skenë krimi. Kjo pasi që djali i familjes, Urimi, dyshohet se vrau në mënyrë mizore nënën e tij, Hyrijen. I dyshuari gjatë ditës së djeshme ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të cilin e ka siguruar Sinjali thuhet se i dyshuari është intervistuar nën prezencën e psikiatrit dhe për këtë është marr mendimi i tij për prezencën e të dyshuarit në seancën dëgjimore.

“Dr. Nysret Pepaj deklaroi se ka biseduar me të dyshuarin lidhur me të gjithë rastin dhe tani mund të jetë i shqetësuar, por i njëjti edhe në heshtje e kupton procedurën që zhvillohet ndaj tij, sepse te ne është deklaruar se ‘ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tash’”.

Sëmundja për të cilën po dyshon se mund të jetë i lartpërmenduri (çrregullim psikotik), nuk ka ndikim në zvogëlimin e inteligjencës së tij, me çka kur është jashtë efektit të sëmundjes i kupton të gjitha si dhe deklarohet normal. Kur është nën afektin e atij çrregullimi atëherë veprimet e tij janë të tjera me çka në këtë rast qetësia e tij na jep të kuptojmë se efekti i sëmundjes është zvogëluar përpos që është shqetësimi i tij përball tij dhe nga shqetësimi veprimet e tij si dhe përgjigjet e tij mund të jenë jovalide”, thuhet tutje në aktvendimin e gjykatës.

Avokati mbrojtës i të dyshuarit, Asdren Mekaj, në një prononcim për Sinjalin, dje ka deklaruar se ka kërkuar që i dyshuari të dërgohet në institucionet e specializuara për ekzaminim psikiatrik.

Të fundit

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin...

Horoskopi i ditës, e premte, 19 Prill 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kohët e fundit nuk keni pasur shumë fat në dashuri, por tani mund të filloni të rikuperoheni, ndaj hapuni më shumë me të tjerët...

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League falë suksesit...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Lajme të tjera

Web TV