Merkel dekorohet me çmimin më të lartë në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dekoruar me çmimin më të lartë të shtetit.

Gruaja e parë që ka udhëhequr Gjermaninë, është dekoruar me çmimin Kryqi i Madh i Urdhrit të Meritës, për arritje të veçantë.

Çmimi i është ndarë nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në një ceremoni të organizuar në Berlin.

Në atë organizim kanë marrë pjesë kancelari aktual gjerman, Olaf Scholz, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë në futboll, Juergen Klinsmann.

Merkel ka folur gjatë mbrëmjes për “shumë përvoja të mira” përgjatë vjetëve sa ka qenë kancelare.

Vetëm dy ish-kancelarë të Gjermanisë janë nderuar me çmimin e njëjtë në të kaluarën: Konrad Adenauer, lideri i parë i Gjermanisë së pasluftës, dhe Helmut Kohl, i konsideruar si arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë.

Merkel njihet për drejtim të Gjermanisë në kohën e krizës financiare globale, në kohën e krizës së borxheve në Eurozonë, dhe përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, kritikat ndaj saj rëndojnë për qasjen që e ka pasur ndaj Rusisë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se ka synuar të organizojë bisedime evropiane me presidentin rus, Vladimir Putin një vit para luftës, mirëpo nuk ka parë asnjë mundësi që mund të ndikojë te presidenti rus, meqë ka qenë në fund të mandatit.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Si lidere veterane në Bashkimin Evropian, edhe qëndrime tjera politike të saj janë kritikuar me raste.

Aty përfshihet vendimi që Gjermania të hapte dyert për refugjatët më 2015, si dhe të mbyllte të gjithë reaktorët bërthamorë.

Në tetor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se nuk pendohet për vendimet që ka marrë sa u përket politikave për energji./rel

Lexo edhe :  “Të gjithë sytë janë tek ajo”/ Giorgia Meloni përgatitet të presë G7

 

Të fundit

“Janë 3 banda”/ Lubonja: Liderët politikë kanë grabitur shqiptarët

Në emisionin Open në News 24 u diskutua për deklaratat e kreut të PL Ilir Meta, si dhe për...

Françeska Murati në pritje të fëmijës së dytë, konfirmon lajmin në rrjetet sociale

Françeska Murati i dha sinjalet e para të pritjes së ëmbël vetëm pak ditë më parë, në një bisedë me ndjekësit e saj. Për...

Sefa: Është krijuar një koalicion anti-SPAK, ja pse ka frikë Edi Rama

Avokati Indrit Sefa në studion e emisionit “Open” në News24 tha se sot kemi një koalicion anti-SPAK, dhe do e shikoni se pas dy...

Berisha: “Kush prek votën, duhet të lërë kokën”

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe të mos qëndrojnë...

“U bë forca ime”, ja kujt ia dedikon fitoren e “Ferma VIP” Dijonis Biba

Dijonis Biba u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i edicionit të parë të “Ferma VIP”. Ai u shpall si më i preferuari i publikut...

Lajme të tjera

Web TV