“Demokratët s’e duan Metën”/ Mungesa e emrit në fletën e votimit i leverdis Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PD zyrtare iu drejtua sot KAS me kërkesën për të përfshirë në fletën e votimit edhe emrin e Ilir Metës si kryetar i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, duke kundërshtuar veprimin e KQZ-së për të mos e vendosur në fletë emrin e kryetarëve të partive në rast koalicioni.

Duke komentuar këtë veprim, analisti Frrok Çupi tha për “News Line” me gazetaren Viol Xhafaj tha se mospërfshirja e emrit të Metës në fletën e votimit i leverdis së pari Sali Berishës. Sipas tij, kjo bëhet për të manipuluar votën pasi demokratët nuk duan ta votojnë Metën.

“Kjo është e rrezikshme për PD. Në radhë të parë është e papranueshme se krijohet një konfuzion me logon. Dhe ata që janë me Berishën janë mjeshtra të vjedhjes së votës. E dyta, është se nuk dëshmohet qartë para votuesve të PD se për kë votojnë.

Kur ta marrin vesh drejtpërtdrejt se votohet për Ilir Metën do të vënë në pikëpyetje për të. E treta e gjithë lëvizja e Foltores është lëvizje klandestine. PD e ndarë është fshehur prapa simboleve të një partie tjetër. Përsëri është një shkelje e rëndë e demokracisë.

Mungesa e emrit të Metës i leverdis Berishës, pastaj Metës dhe në këtë do të paketojnë sa më shumë vota fiktive. Nëse vazhdon kështu, shumë votues të PD dhe vetë të foltores do të thonë çfarë ndodhi kështu. Manipulohet vota në mënyrën më esenciale.

Demokratët nuk duan ta votojnë Ilir Metën. Por kjo është një detyrim, dhunë dhe mashtrim.”, u shpreh analisti.

Të fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më...

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme,...

Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh...

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më...

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City si edhe në...

Lajme të tjera

Web TV