Parlamenti Europian voton sot liberalizimin e vizave për Kosovën, nesër nënshkrimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit. Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar. Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi. Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Në Parlamentin Evropian nuk pritet të ketë ndonjë problem gjatë votimit, pasi një shumicë e madhe e deputetëve e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Në fakt, Parlamenti Evropian ka qenë institucioni i BE-së, i cili më së shumti e ka mbështetur lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe vazhdimisht ka qortuar Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian për, siç është thënë, vonesa të panevojshme në këtë proces.

Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet në nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së.

Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Lexo edhe :  Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH: Përkushtim për NATO-n

Ky regjim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen. Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva./REL

Të fundit

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124,...

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Shqiptarja Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën...

Luçiano Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i shqetëson dhe i lë një...

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale. Në takimin...

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte...

Lajme të tjera

Web TV