Fushata, efektet në ekonomi/ Si po ndikon gara elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fushatës elektorale, është koha kur partitë politike më shumë se kurrë hapin thesin e parave.

Fondi i caktuar nga buxheti i shtetit  për financimin e subjekteve zgjedhore për garën e 14 majit është 100 milionë lekë, ndërkohë partitë sigurojnë të ardhura edhe nga financime private prej simpatizantëve.

Para të cilat, shpërndahen edhe te bizneset të cilat kujdesen për organizimin e aktiviteteteve të kandidatëve zgjedhorë, të cilat sipas ekonomistëve ndikojnë në rritjen e të ardhurave të shqiptarëve.

 “Bizneset përfituese kryesisht janë dyqanet e harruara të cilat merren me qira për 3 muaj për fushatë; bizneset e transportit, ato biznese që realizojnë broshurat, reklamat, marketingun; duken si punë të vogla por në fakt këto i japin frymëmarrje biznesit, sidomos kur janë në një moment që po kalojnë periudhë të vështirë”, është shprehur ekspertja e ekonomisë Romina Radoshiqi.

Përveç qyteteve, politikanët i kushtojnë vëmendje të shtuar votuesve në fshatra në rrugëtimin e tyre elektoral, duke i dhënë një shtysë ekonomisë edhe në këto zona.

 “Ka një ndikim në zonat rurale me pikat e fushatës të ngritura aty si dhe takimet që realizojnë duke kaluar kohë në fshatra ndihmojnë edhe bizneset e vogla me shpenzimet që kryejnë”, tha Romina Radoshiqi

Partia Socialiste erdhi ndryshe këtë herë, me një fushatë ekologjike ku financimet i drejton te blerja e pemëve. Por nuk mungon edhe slogani i partisë në pikat kryesore të vendit, duke i përdorur paratë e fushatës për rritjen e të ardhurave të bizneseve reklamuese.

Ndërkohë koalicioni Berisha- Meta u tregua dorëlëshuar në mitingun e fushatës duke marr përkohësisht ambientet e stadiumit me qira. Përmasat e fushatës së Partisë Demokratike, janë më modeste pasi mitingun e parë e mbajtën te Pallati i Sportit.

Të fundit

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Lajme të tjera

Web TV