Manchester City siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e Champions League teksa barazoi 1-1 në Gjermani ndaj Bayern Munich. Pas triumfit 3-0 në Angli, bavarezët u eliminuan ndërsa sa i përket ndeshjes në Allianz Stadium protagonist ishte Erling Haaland.
Ky i fundit humbi penallti në pjesën e parë, mirëpo në fraksionin e dytë, norvegjezi korigjoi shënjestrën dhe kaloi në avantazh The Citizens. Në fund, Kimich barazoi shifrat, një gol që rezultoi sa për statistikë. Në gjysmëfinale, City do të përballet me Real Madrid.