“U tronditëm, isha vetëm 3 metra larg”, vjehrri i biznesmenit rrëfen detaje nga ngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shëngjin, ku mbeti i vrarë  biznesmeni Ardian Nikuaj  brenda lokalit të tij, ka reaguar edhe vjehrri i viktimës, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje.

Ai ka folur për News42 ku bënë me dije se ishte shumë afër skenës së krimit.

“Isha vetëm tre metra larg vendngjarjes,  u tronditëm nuk e dimë  se nga erdhi autori. Hyri në lokal një djal me jelek dhe skafandër në kokë. Ardiani është vrarë në lokalin e tij në Shëngjin”- tha ai.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në prani dhe të një qytetari tjetër ndërsa shënjestër e plumbit ishte biznesmeni Nikulaj.

Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se është larguar nga skena e krimit me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa angleze ngjyrë të zezë, i cili e priste disa metra jashtë lokalit të Nikurajt. Dyshohet se ai u kamuflua me uniformë policie për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.

Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD. Gjithashtu ishte regjistruar në listat e këshillit bashkiak të Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Më herët burime për Fax News kanë bërë me dije se policia po heton në disa drejtime, një ndër to është edhe ajo e gjakmarrjes ku është zbuluar se Nikulaj kishte hasmëri me fisin Palaj, dhe  se në vitin 2011 është ekzekutuar i vëllai i tij.

Sakaq, është zbuluar se në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.

Të fundit

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i 1800-s

Universiteti i Harvardit thotë se pronari i parë i librit të një romancieri francez ia mori lëkurën një pacienteje femër të vdekur pa pëlqimin...

Lajme të tjera

Web TV