Tirana me shkallë të lartë të ‘dembelizmit’, 42% e popullsisë as në punë dhe as në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë Tirana kryeson të 12 qarqet të vendit për nivelin e lartë të “dembelizmit” popullsisë jo aktive në tregun e punës (që nuk është as në punë dhe as nuk kërkon të punojë). Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit 2022 shkalla e inaktivitetit në Tiranë ishte 42 për qind, duke lënë pas edhe Lezhën e cila kryesonte renditjen për popullsisë jo aktive në tregun e punës për shumë vite. Tirana gjatë vitit 2022 reflektoi problematika në tregun e punës. Niveli i lartë i popullsisë jo aktive çoi në një shkallë të ulët punësimi në krahasim me pjesën tjetër të qarqeve.

Megjithëse në kryeqytet dhe rreth tij janë të përqendruar rreth 60 për qind e aktivitetit ekonomik, gjysma e popullsisë së Tiranës nuk dëshiron të punojë edhe pse disa industri po vuajnë për punonjës. Nga 12 qarqet e vendit, pas Tiranës Lezha, Dibra dhe Vlora kanë përqindje të lartë të popullsisë jo aktive në tregun e punës me mbi 40%. Në krahun tjetër, Berati, Korça dhe Elbasani kanë nivelet më të ulëta të popullsisë jo aktive në tregun e punës (shiko grafikun e mëposhtëm).

Në të gjithë vendin popullsia joaktive në fund të vitit 2022 ishte rreth 860 mijë persona sipas INSTAT, duke përfshirë të gjithë personat që nuk klasifikohen si të punësuar dhe as të papunë. Personat joaktivë, ose jashtë forcës së punës, janë persona që nuk punojnë, dhe as kërkojnë apo duan punë sepse janë duke vazhduar shkollën, janë në pension apo me aftësi të kufizuara, mund të jenë duke përmbushur detyrat shtëpiake, ose nuk kërkojnë punë sepse besojnë se nuk mund ta gjejnë atë.

Lexo edhe :  Robert Aliaj:Ngacmim seksual bën vetëm ai burë që nuk ka respekt për gruan e vajzën e vet

Shkalla e inaktivitetit jashtë forcave të punës llogaritet duke pjesëtuar popullsinë joaktive me popullsinë e së njëjtës grup-moshë. Ky tregues është rreth 38% në 2022. Si popullata aktive ashtu edhe ajo joaktive (jashtë forcës së punës) janë pjesë e popullsisë në moshë pune. Anketa e forcës së punës vëzhgon popullsinë 15 vjeç e lart, e cila është mosha kur njerëzit mund të fillojnë të punojnë sipas ligjit. Shqipëria ka pasur historikisht një nivel të lartë të popullsisë joaktive në tregun e punës, si rrjedhojë e zhvillimeve të vrullshme demografike të vendit dhe mungesës së një modeli ekonomik që të ishte i zhdërvjellët në punësim.

Problemet në tregun e punës kanë qenë nxitësi më i madh i emigracionit në vend, dhe tani emigracioni është kthyer në një problem të madh për tregun e punës./Monitor

Të fundit

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Lajme të tjera

Web TV