Triumf spektakolar në Stadio Olimpico, Roma mposht Feyenoordin në kohën shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma ka shënuar fitore ndaj Feyenoord me rezultat 4-1 pas vazhdimeve për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e holandezëve me rezultat 1-0.

Pjesa e parë solli raste, por rrjetat heshtën.  I pari rrezikoi Bryan Cristante që në start, por gjuajtja shkoi ngjitur me shtyllën.

Feyenoord kishte dy raste, por Szymanski dhe Hartman nuk ishin të saktë.

Në mesin e pjesës së parë mysafirët kërkuan penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Në fillimin e pjesës së dytë erdhi goli me anë të Leonardo Spinazzolas që shënoi për 1-0.

Roma shënoi edhe njëherë me Cristanten, por që u anulua për një faull më herët para golit.

Në minutën e 81-të, Feyenoord barazoi me Igor Paixao për 1-1.

Por kur ke në skuadër një Paulo Dybala është më e lehtë. Argjentinasi mori një top në zonë dhe me një kthim të bukur shënoi për 2-1.

Me këtë rezultat u mbyll koha e rregullit dhe pasi që rezultati i përgjithshëm ishte 2-2, ndeshja shkoi në vazhdime.

Në pjesën e parë të kohës shtesë, Tammy Abraham asiston te Stephan El Shaaraëy që shënoi për 3-1.

Roma nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe njëherë për të vulosur sfidën, me Lorenzo Pellegrinin për 4-1.

Fitore e madhe e Romës, që me rezultat 4-2 kaloi tutje në gjysmëfinale.

Të fundit

Lajm i fundit/ Aksident me vdekje në Bulqizë

Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke...

Mbappe u jep fund polemikave: “Jap jetën për Francën, asnjë krisje me Deschamps”

Franca gjen sërish yllin e saj. Pas përjashtimit të fundit të diskutueshëm, Kylian Mbappe është rikthyer në kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme të...

Pullat fiskale futen në kolaps biznesin, shoqëria e re shqiptaro-arabe do t’i prodhojë

Kompania koncesionare SICPA së cilës i përfundoi kontrata 12 vjeçare për prodhimin e pullave fiskale në fund të muajit Dhjetor, do të rikthehet sërish...

Basha replikon sërish me Ramën: Ç’punë ke me shokët e mi? Merru me të tutë se …

Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit i përmendi se kishte ngelur vetëm. Basha shfaqet në një video me Hysen Xhurën, kandidat...

Terapeuti zbulon si të kapërceni sfidat e jetës në çdo dekadë

  Terapeuti familjar Jeff Watson ndan vështirësitë më të zakonshme që njerëzit përjetojnë në faza të ndryshme të jetës dhe ofron këshilla për t’u përballuar...

Lajme të tjera

Web TV