Ulet numri i lindjeve në Elbasan/ Faktorë emigracioni, gjendja ekonomike e karriera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në bazë të disa raporteve të publikuara sëfundmi sa i takon numrit të lindshmërisë në vend duket se është ulur ndjeshëm. Shkak janë bërë emigracioni, planifikimi familjarë apo gjendja ekonomike.

Referuar të dhënave të INSTAT lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172 bebe në rang vendi, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Çiftet e reja po zgjedhin që ta shtyjnë sa më shumë kohën për të sjellë në jetë një fëmijë.

Sipas gjinekologes Albana Oga ka një sërë faktorësh që ndikojnë në uljen e lindshmërisë.

Ka vite që ka filluar rënia e lindshmërisë dhe kjo vjen për shumë arsye, emigracioni ka ndikuar emigrimi i të rinjve jashtë ka bërë që të kemi nje ulje të lindjeve, përvec ksaj është edhe faktorë të tjerë social është rritur mosha në të cilën fillojnë femrat apo ciftet të kenë një familje kjo qoftë për arsye ekonomike apo edhe karriere”, tha Oga.

Edhe planifikimi familjar duket se është bërë një nga arsyet pse lindjet e fëmijeve janë në rënie.

“Gjithashtu është planifikimi familjar, pra ciftet janë më të ndërgjesgjshëm dhe më te informuar rreth metodave kontraceptive apo metodave të tjera të planifikimit familjar kjo është arsyeja e uljes së numrit krahas pastaj edhe patologjive që mund të cojnë edhe në fertilitet’, vijoi Oga.

Për sa i përket infertilitetit duket se kemi një ndarje të barabartë mes meshkujve dhe femrave të cilet nuk kanë mundësi të krijojne një familje. Të gjitha këto faktorë ndikojnë në uljen e numrit të lindshmërisë.

 

Të fundit

Strukturat informale/ 200 mijë lekë gjobë kush nuk deklaron numrin e pushuesve

Nga dhomat e thjeshta deri tek vilat që akomodojnë pushues përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë,...

Sa njerëz në botë festojnë ditëlindjen më 29 shkurt?

Rreth 0.27 për qind e popullsisë së botës feston ditëlindjen sot, më 29 shkurt. Edhe pse ky mund të duket si një numër i vogël,...

UEFA dënon Bayern Mynihun, gjobë dhe një ndeshje pa tifozë

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka qenë shumë i ashpër në vendimet e fundit disiplinore, sidomos me dy skuadra, Bayern Munich...

‘Do dal me kokën lart’/ Ledjona tregon arsyet pse duhet të fitojë BBV

Ledjona nuk do t’i shkelë parimet në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe kjo është sipas saj një nga cilësitë që duhet të ketë...

Trajnimi i qenve të policisë me manual nga OSBE/ Japin ndihmë në pikat e kalimit kufitar

Ky qen, i cili përdoret për të gjetur sende të jashtëligjshme nga Policia Kufitare dhe jo vetëm, kësaj here në këtë simulim të bërë...

Lajme të tjera

Web TV