“Fitoren e kemi në xhep”/ Noizy në krah të Veliajt: E ke kthyer Tiranën në qytet Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur si Nozy, i uron fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet Europian.

“Lalo, ky mesazh vjen për ty, për gjithë mbështetjen, jo se jemi shokë, por puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ke kthyer Tiranën në një qytet Europian.

Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë, në Tiranë t’u tregoja që ky është kryeqyteti im ku jetoj.

Por puna jote flet dhe me të vërtetë uroj të kesh forcë akoma më shumë seç ke, dhe të uroj vetëm suksese dhe të na nderosh sikurse kë bërë gjithë këto vite.

Njëri një ditë më pyeti se ç’punë ke ti me Tiranën? Ti je nga Durrësi. Tirana është edhe kryeqyteti im, jo vetëm i yti. Kështu që forca vëlla! Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep! Ju dua”, thekson Noizy.

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV