Kryeministri Rama për Durrësin: “Do të sjellim një nga akademitë më elitare të futbollit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Eco Parkun në Porto Romano një takim me të rinjtë durrsakë. I shoqëruar nga ministrja e Shtetit Bora Muzhaqi dhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, Rama u tha të rinjve se së shpejti do të sjellë në qytetin bregdetar një nga akademitë më elitare të futbollit.

“Do të sjellim në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit, të një prej skuadrave më të fuqishme të botës. Nuk dua ta përmend emrin”.

Kreu i qeverisë deklaroi se ai dhe qytetarja e parë e qytetit të Durrësit janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për sjelljen e akademisë rajonale.

E cila, sipas tij, do të jetë një derë e hapur për talentet që duan të përgatiten për arenën europiane. Rama premtoi edhe hapjen e një shkolle futbolli për fëmijët.

Të fundit

Në burg prej 12 Majit/ Caktohet data e seancës së parë të gjyqit ndaj Fredi Belerit

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e seancës së parë të gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi...

Mbi 1 mln turistë në shtator/ Rama: S’korrespondojnë me të ardhurat që deklarojnë hotelet

Gjatë muajit shator vendin e kanë vizituar mbi 1 milionë turistë, ndërsa synohet që deri në fund të vitit shifra të arrijë 10 milionë. Gjatë...

Ky zakon në dush ka efekte befasuese në tru: Për çfarë bëhet fjalë

A keni dëgjuar për përfitimet pozitive që dushi me ujë të ftohtë sjell në trupin dhe mendjen tuaj? Përveç nxitjes së qarkullimit të gjakut dhe...

Gjashtë grupet e njerëzve që duhet të kufizojnë konsumimin e mishit të kuq!

Mishi i kuq ka një reputacion të keq prandaj mjekët dhe nutricionistët këshillojnë të mos e teproni me konsumimin e saj. Rekomandohet të mos...

Nga ndeshja Shqipëri-Çeki te drejtësia/ Astrologia bën parashikimin tronditës

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up” për të bërë parashikimin e horoskopit për...

Lajme të tjera

Web TV