Shteti në prag të izolimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

RETROSPEKTIVA

 Pjesë nga libri: “E pashë shtetin duke rënë”
Një retrospektivë e viteve të nxehta 1994 – 1997 nëpërmjet syrit të një analisti

Nga Frrok Çupi

Kurrë më parë situata politike e Shqipërisë nuk ka qënë kaq e brishtë. Parëmbrëmë arriti në pikën më interesante:

Nga qeveria amerikane vjen mesazhi që të bëhen hetime mbi zgjedhjet në Shqipëri.. Ky është reflektimi i parë i Botës Demokratike. Po parëmbrëmë, nga zyrat e larta të shtetit formulohej akuza se “lobi grek nxit Amerikën kundër nesh…”. Njëkohësisht akuzohen Amerika dhe Greqia; ndërsa Amerika dyfish. Ky shtet i madh, sipas dekalatës qeveritare, u terheqkërka për hunde si elefanti, prej një lobi, praktikisht grek(!).

Megjithatë, Departamenti i Shtetit Amerikan, sygjeroi që hetimi në Shqipëri të bëhet nga një grupim ndërkombëtar

Çfarë qëndron prapa hetimeve?

  1. Mekanizmi ndërkombëtar heton…cilin!?

Përzgjedhja e ekspertëve ndërkombëtarë për të hetuar në Shqipëri, i jep çeshtjes rëndesë. Kjo do të thotë se shqetësimi është më i gjërë se sa vetëm në një kontinent. Ndërkombetarizimi i mashtimit të zgjedhjeve në Shqipëri, ka për qëllim që në të gjitha vendet postkomuniste t’i pritet rruga “sëmundjes” shqiptare. Mirëpo ky prozhektor i fuqishëm drite, i lëshuar mbi aktin e dhunimit të zgjedhjeve, me sa duket nxori zbuluar shumë persona, detaje, krime, rrushfete, interesa, mashtrime, fshehje, etj.etj.

Ndoshta përgjegjësve kryesorë të organizimit te violencës mbi zgjedhjet iu shkoi mendja tek hetimet që kryhen aktualisht mbi përgjegjesit e krimeve kundër njerëzimit, ose ka lidhje me bazat e terroristëve islamikë që u zbuluan në Tiranë dhe u ekstraduan.

Megjithatë hetimi ndërkombëtar lëshon këtu një dritë besimi ndaj demokracisë perendimore. Para se në Shqipëri të ndodhte akti i dhunimit të votës, disa persona të ardhur nga bota me misione të ndryshme, u panë të përzier në propagandën pro-qeveritare; këta vazhduan edhe në ditët pastaj. Disa prej tyre janë dyshuar edhe për interesa vetjake, për shpërblime ekonomike ose financiare; ndonjë diplomat edhe për joint-venture me qeveritarët shqiptarë, dikush tjetër si avokat i dyfishtë: Arsidi – Zgjedhje, etj..

Vëzhgimi ndërkombëtar mbi skandalin e zgjedhjeve të Shqipërisë, padyshim që do të zbulojë elementët e komplotit kundër votës së lirë.

Lexo edhe :  Pse Europa i dha shuplakë Athinës për Fredi Belerin?

Lobi grek dhe izolimi mbas ‘fitores

Mbase nuk ia vlen të përmendet se pasoja e parë e diktaturave mbas ‘fitores”, është izolimi i vendit. Por në sulmin e egër që bëri dje shtypi qeveritar kundër lobit grek, shihet edhe një herë akulli në kufirin tonë me Greqinë. Le të analizojmë disa elementë të tjerë të çështjes:

Të dy gazetat proqeveritare (RD dhe Albania), dje thërrisnin me të njëjtin ton, në të njëjtën ditë dhe me të njëjtin titull: “Shqiptarët (stalinistët shqiptarë – thoshte tjetra)…të ndërsyer nga lobi grek”. Pra shteti shqiptar përgatitet për një fushatëtë re politike anti-greke. Kështu lexohen, të paktën, tituj e gazetave qeveritare.

Po pse kësaj here fillon puna jo drejtpërdrejt me shtetin grek, por me lobin grek në Amerikë!? Nuk bëhet pa qëllim. Duke atakuar lobin grek, atakohet dhe tërhiqet vemendja e politikës amerikane. Në këtë mënyrë i thuhet politikës amerikane se “deklaratat tua për parregullsitë e rënda në zgjedhje i lexoj si influenca greke”. Pra thyhet pasqyra e së vërtetës. Ndërkohë gjendet një mënyrë për të ndërtuar strategjinë propagandistike kundër demokracisë amerikane.

Arsyeja e dytë pse atakohet lobi grek, është për të përzierë në çështje vetë Greqinë. Te ftohja e përsëritur me Greqinë ndodhet tërë qëllimi. Dihet se hetimi mbi zgjedhjet në Shqipëri do të bëhet në bashkëpunim më fqinjët, së pari. Po të nxirren jashtë loje fqinjët që e njohin më mirë të vërtetën, kjo quhet një fitore për dhunuesit e votës… Greqia, si vend komunitar evropian ka rolin e saj në qëndrimet që do të mbajnë institucionet evropiane ndaj Shqipërisë mbas 26 Majit.

Politika zyrtare synon që këtë element ta nxjerre jashtë loje, duke e atakuar që sot.

Ao që është më e rëndësishmja: Përderisa shteti filloi të sulmojë linjën Greqi-Amerikë, kjo do të thotë se rezolutën evropiane për zgjedhje të reja nuk e ka marrë sinqerisht dhe as do ta zbatojë.

Qershor 1996

Të fundit

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon...

Lajme të tjera

Web TV