Vrasja e Ardian Nikulajt / “Policia është shumë pranë zbulimit, i dyshuari është nga…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia është shumë pranë zbardhjes së motivit dhe autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë.

Kështu është shprehur gazetari Spartak Koka, sipa burimeve të tij nga zyrtarë të policisë.

Koka gjithashtu tha në emisionin “Opinion”, se shtetasi anglez që ndodhej në hotelin e viktimës dhe u largua ditën e vrasjes, nuk është aktualisht si person i dyshuar.

Po sipas burimeve të gazetarit, vrasësi i dyshuar është një shtetas nga Lezha.

“Policia ka marrë të gjithë dëshmitarët në vendngjarje në pyetje, përfshi edhe shtetasin anglez, dhe sipas një zyrtari policie, në këtë fazë, shtetasi anglez nuk përbën dyshim.

Policia është në rrugën e duhur për të zbuluar motivin dhe autorin. Policia aktualisht ka një të dyshuar që mund të jetë një shtetas nga Lezha. Një shtetas nga Lezha që dyshohet të jetë killer”, tha Koka.

Të fundit

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi...

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

Lajme të tjera

Web TV