Guardiola flet përpara sfidës me Arsenalin: “Është një finale, e dua stadiumin plot”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City do të përballet me Arsenalin të mërkurën mbrëma në Etihad Stadium, në një ndeshje ku pritet të vendosë edhe titullin e kampionit në Angli.

Arsenali aktualisht është lider në Premier League me 75 pikë, pesë më shumë se City në vendin e dytë, por që skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Rëndësinë e kësaj ndeshje e di mirë trajneri Pep Guardiola i cili ka folur para kësaj përballje.

“E mërkura është një finale kundër një skuadre që ka qenë ekipi më i mirë në Angli deri tani dhe është pesë pikë përpara nesh. Shpresojmë që gjatë gjithë kësaj dite Manchester të jetë i kaltër në mënyrë që të na mbështesin, pasi ne na duhet një zhurmë e pabesueshme prej minutës së parë deri tek e fundit, sepse unë e di se ndaj cilit kundërshtar ne do të luajmë”.

“Unë e di, pavarësisht se ata kanë barazuar tri ndeshjet e fundit. Mënyra se si ata luajnë për pjesë të mëdha të ndeshjes, i bën gati të pamundur për t’i ndalur. Ne duhet të lexojmë ekzaktësisht atë që duhet të bëjmë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”, tha Pep.

Më tej, Pep ka thënë se shpreson që në ‘Etihadi’ të mbushet nga tifozët tre orë para ndeshjes pasi duan një fitore që do t’i afronte ata edhe më shumë me titullin.

“E dimë që një fitore do të ishte një hap për ta pasur tërësisht në dorën tonë. Liga Premier  është 11 muaj punë, punë, punë. Dhe ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ne nuk mund ta bëjmë vetëm. Shpresojmë që ‘Etihadi’ të jetë plot tri orë përpara ndeshjes”, tha Pep.

Lexo edhe :  Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Përkundër se Topçinjtë kanë barazuar në tre sfidat e fundit, Pep thotë se skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mbetet një kundërshtar i jashtëzakonshëm.

“Unë nuk e pashë ndeshjen kundër Southamptonit, por pashë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit dhe ata kishin momentin e tyre të vrullit. Pashë 20, 25, 30 minutat e para kundër West Hamit dhe ata kishin të njëjtin moment. E di se sa e vështirë do të jetë pasi ata janë rivalë të mëdhenj. Ne duhet të jemi në ditën tonë”, deklaroi Pep. 

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV