Zbulohet “ferma” e drogës në mes të pyllit në Krujë, sekuestrohen 782 kubikë kanabis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Krujë vijon aksioni i policisë për kapjen dhe sekuestrimin e parcelave të kanabis që mund të gjenden në zonat e pyllëzuara të qytetit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër”, është konstatuar në një territor të fshatit Mafsheq, Krujë, një serë të improvizuar, brenda së cilës u gjetën 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje.

Kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e autorëve dhe të pronarëve të këtyre parcelave me bimë narkotike.

“Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”. Goditet që në fazë fillestare, një tjetër rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Komisariatit i Policisë Krujë, Stacioni i Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH Tiranë, kontrolle intensive në kuadër të këtij operacioni, në zona të pyllëzuara të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjenden dhe sekuestrohen 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje.

Si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional të koduar “Territor i pastër”, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Skuadrat policore të ngritura në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, konstatuan në një territor të fshatit Mafsheq, Krujë, një serë të improvizuar, brenda së cilës u gjetën 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje. Kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e rrethit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV