Sadio Mane gjithnjë e më afër largimit nga Bayern, Chelsea hidhet në sulm për senegalezin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea po studion mundësinë për nënshkrimin me Sadio Mane këtë verë. Sulmuesi senegalez, sipas të gjitha gjasave, nuk do të qëndrojë në Mynih pas përfundimit të sezonit.

Grushtet që i dha Leroy Sane dhe mbi të gjitha paga e lartë 20 milionë euro në sezon i kanë mbyllur të gjitha shtigjet për vijimin te gjigantët e Bundesligës.

Mane u largua nga Liverpooli verën e kaluar për t’u bashkuar me kampionët e Bundesligës.

Fillimi ishte pozitiv në Gjermani, duke shënuar 11 gola në 23 paraqitjet e tij të para për klubin.

Megjithatë, Mane pësoi një dëmtim në nëntor, i cili e mbajti atë jashtë fushës deri në shkurt, dhe që nga kthimi ai ka luftuar për të rifituar formën e tij, duke shënuar vetëm një gol në 11 paraqitje në të gjitha garat.

Ka gjithashtu zëra se trajneri i ri i Bayernit, Thomas Tuchel, nuk e ka me sy të mirë.

Situata u përkeqësua kur Mane u përfshi në një grindje në dhomën e zhveshjes me shokun e skuadrës së Bayernit, Leroy Sane, pas humbjes në Champions League përballë Manchester City-t.

Chelsea sheh me afrimin e Mane zgjidhjen e problemeve kryesore në sulm, pasi ai mund të luajë në disa pozicione në fazën e avancuar.

Bayern thuhet se dëshiron të rikuperojë shumën 27 milionë stërlina plus shtesat që i pagoi Liverpoolit për shërbimet e Mane.

Të fundit

Ngricat në vend/ Përgjegjësja e ARRSH: Në orët në vijim do të kemi përkeqësim të motit

Përgjegjësja e sektorit të mirëmbajtjes në ARRSH, Ariana Hasani ka folur për situatën aktuale të motit në vend. Në një...

Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në shkozë, iu përmbyt banesa!

Prefekti i Qarkut të Tiranës, Afrim Qendro për Report Tv jep detaje për situatën nga moti i keq. Qendro thekson se situata është më e...

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista përfundimtare

Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin...

Vendimi/ Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e automjeve nën standartin “Euro 5”

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011 duhet të nxitoni! Së shpejti...

A është e rrezikshme të hani dëborë? Ja çfarë duhet të dini

Jemi në sezonin e dimrit dhe dëbora sidomos në zonat malore nuk ka si të mungojë. Teksa disa shijojnë bukurinë që i jep natyrës, disa...

Lajme të tjera

Web TV