Moderatorja Bora Zemani është një nga personazhet që ka reaguar pas deklaratave ofenduese të Luizit ndaj Efit, për pjesëmarrjen e saj në “Përputhen”.
Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, Bora shkruan se Efit i përmendet si turp eksperienca e saj në “Përputhen”, ndërkohë që Kristit jo, i cili gjithashtu është bërë i njohur nga një program dashurie si “Love story”.
Moderatorja thekson se nuk është turp të njohësh dikë as në “Përputhen” dhe as në “Big Brother”, sidomos lidhjet kur janë të vërteta përqfohen dhe kanë gjithnjë përkrahjen e publikut.
Sipas moderatores, është fatkeqësi që diskutohet më dy standarde për gjëra fare normale.
“Më vjen keq që akoma në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha shoh që diskutohet me dy standarte dhe për gjëra fare normale.
Efit i përmendet si turp eksperienca e saj në Përputhen si e vetmja armë për ta sulmuar kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prap nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhi mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet tu vij turp ndërsa për Efin po është turp!
Programe si Big Brother apo Përputhen janë të vështira si për konkurentët edhe për ata që i prodhojnë por çfarë i përket secilit është shumë e qartë.
Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata të krijuara nga vetë konkurentët sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun të mbërethyer pas ekranit por sesi i menaxhojnë këto situata konkurentët përcakton rrugëtimin e tyre apo impaktin që lënë në publik.
Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo ashtu siç ka personazhe në Përputhen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe të forta sesa vetëm ndjenjat në Përputhen në kuadër të lojës ose jo.
Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Përputhen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother .
Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shum fort të vërtetën gjithmonë!”, shkruan Bora Zemani.