Dëshmoi për 12 orë para hetuesve/ Haklaj: Besimi ynë është te SPAK dhe gjykata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Suedia në SPAK. Në udhëtimin e radhës për në Shqipëri, Aishe Haklaj, motra e madhe e 5 vëllezërve, 4 prej të cilëve të vrarë, mbërriti në Prokurorinë e Posaçme dhe dëshmoi për 12 orë me radhë në lidhje me një kallëzim të bërë në 2021.

Ajo akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa persona të tjerë si të përfshirë në vrasjet e vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj në atentate mafioze në Tropojë vite më parë, raportoi gazetarja për BalkanWeb.

Në dalje të prokurorisë, Aishe Haklaj tha se ende ka besim se institucionet e reja të drejtësinë, do të zbardhin të vërtetën për krimet e tmerrshme, ndërsa nuk kurseu as falënderimet për gazetarët.

“Me gjithë respektin e madh për median, sepse ju keni kryer detyrën kryer detyrën tuaj dhe keni qenë pushteti i vetëm te cilit kemi mundur ti drejtohemi deri me tani, por tani , besimi ynë është ende tek SPAK dhe tek gjykata e posaçme.

Ende nuk mund të them më shumë, sepse ende sekretet dhe gjithçka duhet të ruhen”, tha Aishe Haklaj.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet të çelura mbi bazën e kallëzimit të bërë nga familja Haklaj ndaj ish kryeministrit te vendit Sali Berisha.

Në kallëzim janë renditur emrat e 15 personave të tjerë, të cilët thuhen se vepruan si bandë e armatosur dhe zbatonin urdhrat e ish shefit të qeverisë. Hetimet po kryen nga prokurorët e posaçëm Altin Dumani e Elida Kaçkini.

Të fundit

S’është Amerika dhe as Anglia/ Në këto 5 vende mund të pasuroheni!

Doni të provoni fatin jashtë vendit, po mendoni të jepni dorëheqjen, të paketoni gjërat dhe të largoheni. Por ku të...

Nga e ka prejardhjen emri i Tiranës?

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë. Njëra hipotezë është që emri Tiranë vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta...

Viti 2024 është për ju! Këto janë shenjat e horoskopit më me fat për vitin që vjen

Energjia që do të rrezatoni nga jashtë në vitin 2024 do të jetë aq intensive dhe e ndritshme sa të gjithë do ta vënë...

Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

Nga Spartak Ngjela I. Kur e vjetra kërkon të kthehet në pushtet, shoqërisht kjo është një komedi. Sot në Shqipëri janë dy vjetërsira politike: Enver Hoxha dhe...

BE arrin marrëveshjen historike, Inteligjenca Artificiale do të rregullohet me ligj

Shtetet anëtare të Unionit dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje paraprake mbi "Aktin e Inteligjencës Artificiale". Kjo është tentativa e parë në botë për...

Lajme të tjera

Web TV