Asambleja debat mbi përballimin e pasojave të tërmetit në Turqi e Siri (foto e video)
Nga Monada Mehmetaj
Kreu i delegacionit turk në KE, z. Ahmet Yldiz fton anëtarët e Asamblesë në KE të marrin pjesë në ekspozenë me foto nga dëmtimet dhe përballimi i situatës së tërmetit ne Turqi.
Asambleja do të debatojë një raport për strategjitë politike për të parandaluar, përgatitur dhe përballuar pasojat e fatkeqësive natyrore.
Tema e ekpozesë ishte Tërmet e Solidaritet ku shumë foto e përcillnin fare qartë këtë mesazh.
Në fjalimet përshëndetëse dhe mirënjohëse për këtë situatë shumë të vështirë me të cilën u përballën Turqia e Siria, pati dhe fjali të cilat shprehnin një lloj indiferentizmi të momentit nga shtetet e Europës të cilat po merren me ngjarje të tjera dhe kanë lënë në hije katastrofën natyrore të 6 shkurtit.
50 000 njerëz humbën jetën, ata që mbijetuan u munduan të shpëtojnë dhe pasurinë. Fotot jepnin qartë momentin e parë të ndihmës emergjente nga shtetet e BE-së.
Ndihma e shteteve të KE-së në tërmetin e Turqisë