Çupi zbardh të fshehtat e dosjes së “Haklajve”: Ja si nisi seriali i vrasjeve në Tropojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë vitesh në azil politik në Suedi, Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj, motra e madhe e Hakljave kanë vendosur që të çojnë Berishën në SPAK me akuzën se ka shfarosur fisin Haklaj në Tropojë.

Analisti i njohur Frrok Çupi shprehet se ky zhvillim pritet të hapë shumë telashe për ish-kryeministrin demokrat.

Për Frrok Çupin, është koha që SPAK t’i vendosë një emër vrasjeve të Haklajve në Tropojë. “Nëse bëhet fjalë për parashkrimin është çështje që i takon drejtësisë.

20 vitet që i kanë kaluar asaj date, nuk kanë cenuar asgjë. Krimi është i njohur, drejtësia varet se çfarë emri i ve. Nëse nuk i vë emër, drejtësia fundoset.

Krimi ekziston, është i dëshmuar në sy të njerëzve. Kalvari i vrasjeve në Tropojë, nisi ditën që mbante miting Berisha në Tropojë, njeri prej djemve të Haklajve, i ndjerë i ofenduar qëlloi me armë, dhe pas kësaj Berisha publikisht e kemi dëgjuar të gjithë, thotë ‘ma merrni dhe ma sillni me vete, e dua të gjallë ose të vdekur’”, tha ai. Sipas tij, emrat  që rrezikojnë ta çojnë Berishën pas hekurave i ka Aishe Haklaj në listë.

Ai mori peng, tentoi ta merrte me vete, dhe që atë ditë nisi konflikti në Tropojë. Realisht nisi më 5 janar 1998 kur Shkëlqimi u vra nga njerëzit e Berishës. Ishin disa prej emrave që ka Aishja në listë.

Ishin në ushtrinë e Berishës e më pas u graduan me funksione shtetërore e privilegje të tjera. E tëra ka një sekret shumë të madh, drejtësia e ka të lehtë këtë çështje, sepse të gjithë anëtarët e bandave të Berishës ndodhen në Shqipëri”, u shpreh Çupi.

Dëshmia e Aishe Haklajt në SPAK

Sa i përket dëshmisë së Aishe Haklajt në SPAK, analisti tha ditën e djeshme, se ajo nuk ka besim fare te SPAK, por e sheh atë si lutjen e fundit para Zotit. Ndër të tjera, Çupi tha se Berisha ka mbi vete krime të mëdha, madje shkoi më tej kur theksoi se krimet e ish kryeministrit janë më të mëdha se të Al Kaedas.

“Dëgjova deklaratën e znj. Haklaj, është një vajzë siç i ka Tropoja e Kosova, me guxim me qartësi, që kur i bie halli mbi kurriz mban familjen. Grahmat e fundit i lëshon kur thotë kam besim te SPAK, është lutja e fundit para Zotit.

Unë mendoj se ajo nuk ka besim fare te SPAK. Znj.Haklaj, ashtu si edhe shqiptarët, do donin ta shikonte Berishën disa ditë pas hekurave, të thoshte me dinjitet pas hekurave ‘po i kam vrarë’. A do të jetë kjo ditë? Haklajt meritojnë një gjë, të mos u shkatërrohen më varret. Është momenti i dinjitetit, jo thjesht i ferrit. Nëse SPAK nuk e jep këtë dinjitet humb shume kredibilitet te drejtësia”, u shpreh Çupi.

Lexo edhe :  Kaosi në seancat plenare, mazhoranca kërkon përjashtim për 6 deputetë të opozitës

200 djem të vrarë

Çupi është shprehur se dëshmia e Aishe Haklajt nuk është e para, por fatkeqësisht ato që janë bërë para saj nuk janë marrë në konsideratë.

“Është një odise e madhe dhe me të drejtë pyesni se pse tani por do të thotë se janë sinjale të qarta se dëshmitarja ka qenë e pamundur për dëshmi dhe pse deri më tani nga viti ’97 deri në ’98 ka pasur dëshmi, por që nuk janë marrë parasysh. Krimi atje është mbivendosur, mbivendosur dhe politika nuk ka qenë aq e zonja dhe nuk ka dashur që të jetë kundër krimit të Tropojës.

Fakti që zonja Haklaj vjen sot për të dëshmuar do të thotë se ne jemi me fat si popull pasi në aleancë me fuqitë e mëdha jemi të mbrojtur, pasi ato mbajnë shënime në lidhje me këtë. Personi që mban ogurin e rëndë të krimeve në Tropojë është Sali Berisha dhe sado i ka groposur në vendet perëndimore i kanë ruajtur dëshmitë dhe po i hapin tashmë.

Tragjedia e Tropojës, është një dramë për vendin dhe kombin jo vetëm në pikëpamjen e dhimbjes por edhe në pikëpamjen e pyetjeve. Pse në Tropojë nisi vrasja dhe tragjedia në një zonë që deri në ’98 ishte shquar për bashkëpunim dhe bashkë-fqinjësi, pse pikërisht në vendin në kufi më Kosovën, pse pikërisht në kohën e ’97 ku u ndez menjëherë një vatër zjarri që ishte për djegien e pavarësisë së Kosovë dhe e dyta për ti thënë Shqipërisë se me ushtrinë e PD-së unë e pushtoj vendin.

Është një histori që nuk ka ndodhur kurrë në vendet e bardha të grupit, pse u vra Gani Malushi, komisari i hekurt i Tropojës që përgatiti dosjen dhe e dorëzoi shtetit dhe ajo u zhduk.

Nëse do të flasim për parashtrimin kjo është një çështje që i takon historisë por 20 vitet që kanë kaluar nga ajo datë nuk kanë ndryshuar asgjë, nëse drejtësia nuk vë emër ajo do të fundoset. Kalvari i vrasjeve në Tropojë, rreth 200 djem nga më të mirët , në kuptimin më të gjallë dhe ajo luftë nisi kur Sali Berisha mbante një miting në Tropojë”, tha Frrok Çupi.

Të fundit

“Hapi dyert për 400 mijë njerëz”/ BBC: Kukësi qyteti i parë i nominuar për Nobel

Media prestigjoze thotë se qyteti po përdor historinë dhe mikëpritjen për të joshur turistët Qyteti i Kukësit bëri bujë në...

Pse ushqimet kanë shije tjetër në avion?

Fluturimi ndryshon perceptimin tonë për shijet e ushqimit për shkak të faktorëve të ndryshëm: 1. Temperaturat e ftohta në aeroplanë e zbehin aftësinë tonë për...

Ku punësohen më shumë të rinjtë?

Ndërsa bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, duket se zyrat e punës po luajnë rol të rëndësishëm...

U ndalua nga policia në vendin fqinj/Habit gazetari: Emri im figuronte në ‘listën e zezë’

Analisti Mentor Kikia, në një studio televizive ka vënë theksin në faktin që nga institucionet e shtetit grek janë konsumuar aktet më brutale në...

Njihuni me opsionin më të ri të WhatsApp

WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore. Në planin e masave të privatësisë, platforma po shton “View once” për mesazhet zanore ose ndryshe, ...

Lajme të tjera

Web TV