“Jam i zhgenjyer”/ Armaldo zbulon përse nuk i dha dorën Luizit kur u eliminua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armaldo Kllogjeri, një nga ish-banorët më të komentuar të “Big Brother”, ka treguar në “Wake Up” arsyen pse nuk ia dha dorën Luizit, kur doli nga shtëpia.

Ai shprehet i zhgënjyer sepse Luizi e ka goditur fort në lojë dhe i është dukur si thikë pas shpine, gjesti që ai bëri për ta nxjerrë në nominim.

Armaldo Kllogjeri: Unë dorën nuk ia kam dhënë atij sepse…

Enxhi Nasufi: Mos u mërzite për situatën e banjës apo jo?

Armaldo Kllogjeri: Jo, nuk ia kam dhënë sepse nuk doja që dalja ime nga shtëpia, të ishte një dalje si të gjitha të tjerat. Por edhe për atë vendosmëri që ai tregoi për të më nxjerrë mua nga shtëpia dhe për t’i thënë: Shiko ti më nominove një herë me kutinë e Padorës, unë e kalova atë situatë të vështirë, por herën e dytë nëse t’i më nominon në këtë mënyrë që ti do dhe ke ndërtuar dhe ke dëshirë të më heqësh nga shtëpia, atëherë është thikë pas shpine, sepse unë nuk të kam bërë dhe të kam dëmtuar kaq rëndë në lojë. Unë kam qenë i vetmi që e kam mbrojtur Luizin në disa situata të rënda.

E para është situata kur ai shfaqi atë sëmundjen problematike që i kam qëndruar shumë afër. Në marrëdhënie me Kiarën, që unë kam qenë personi që e kam mbështetur dhe kam krijuar lidhjen e tyre. E kam mbështetur edhe në një debat që ka pasur me Oltën.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Dhërmi/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke shkarkuar inerte pa autorizim

Një 56-vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë, pasi u kap duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga...

Lajme të tjera

Web TV