Gazetari Artan Hoxha ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët dhe personazhet publike, teksa vendi ndodhet në fushatë zgjedhore.
Në një status në rrjetet sociale, Hoxha kërkon që qytetarët të qëndrojnë larg politikanëve pushtet-dashës, pasi pretendon se mund të bëhen pis për gjithë jetën.
Ai deklaron se pas datës 14 maj, akujt nuk do t’i bëhet vonë për qytetarët.
“Ruani fytyrën njerëz…
Bëni durim…
Qëndroni larg lebrozëve pushtet-dashës…
Edhe 11 ditë kanë mbetur…
Mjaftojnë vetëm pak sekonda përkrah faqezinjve, për t’u bërë pis për gjithë jetën…
Mbas datës 14 maj, askujt nuk do t‘i bëhet vonë për ju…”, shkruan gazetari.
Thirrja e Artan Hoxhës vjen pas videomesazheve të disa personazheve publike për politikanët. Ndër ta përmendim Noizyn, Çiljeta Xhilagën dhe Ermal Mamaqin, të cilët dolën në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pas kësaj humbën një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.