Bashkimi Evropian synon që të miratojë një sërë masash të reja me qëllim luftën kundër korrupsionit.
Këto masa, nëse do të marrin miratimin nga Komisioni Evropian, do të shërbejnë edhe për shtetet e tjera të cilat nuk janë pjesë e unionit prej 27 anëtarësh.
Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë për “Special Report”, u pyet edhe se si ndikon kjo masë tek Sali Berisha i cili tashmë është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania.
Sipas juristes, nuk do të jetë e largët dita ku Berisha do të “izolohet” edhe nga BE. Ajo shtoi se kjo mund të ndodhë edhe me figura të tjera politike në vend.
“Mendoj se edhe pa e thënë ne, vetë Berisha e di këtë gjë sepse të kompleksion fajësia. Mendoj se pas shpalljes non grata nga SHBA dhe Britania, nuk do të jetë e largët edhe dita e BE, i cili nuk mund ta shpallte më përpara se duhet një bazë ligjore ose një paketë aktesh.
Për herë të parë po aplikohet kjo procedurë. Mendoj që edhe për Metën dhe shumë figura të tjera që kanë kohë që nuk kanë kohë më marrëdhënie me Evropën.
Thjesht do të formalizohet një vendim që këto vende e kanë marrë.
Berisha por edhe deputetë të tjerë non grata nga SHBA besoj se i kanë dosjet gati për t’u trajtuar nga BE. Puna është që të funksionojë edhe drejtësia shqiptare dhe të mos shikojmë nga BE dhe Amerika.”, shtoi Gjikondi.