Brighton-Manchester United, takim i prapambetur nga java e 28-të e Premier League, mbyllet me fitoren minimale 1-0 të “pulëbardhave”.
Takimi ishte shumë i luftuar nga të dyja skuadrat dhe si rrjedhojë edhe kartonët ishin me shumicë.
Megjithatë u desh minuta e 90+9’ që të realizohej goli i vetëm i kësaj përballjeje.
Pasi Luke Shaw preku topin me dorë, Brighton fitoi penallti, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Mac Allister, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Pas këtij takimi Brighton ngjitet në vend të gjashtë me 55 pikë, që është edhe zona e Europa League, teksa Manchester United qëndron në vend të katërt me 63 pikë.