“Xhelatët e medias na ‘qanë’ dje hallet”/ Hoxha – politikanëve: Do përfundoni në gijotinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër ndaj politikanëve, që dolën e folën dje për median e pavarur, në kuadër të ditës botërore të lirisë së medias.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se dje pa xhelatët e medias të “qanin” hallet e gazetarëve, pasi i masakruan këta të fundit për 365 ditët e vitit.

Por, gazetari investigativ bën një paralajmërim për politikanët. Ai deklaron se xhelatët e mediave do të përfundojnë në gijotinë, duke qenë se e keqja nuk triumfon përjetësisht.

Statusi i plotë:

Dje ishte dita botërore e lirisë së medias.

Por në Shqipëri, folën të gjithë ata që e censurojnë, e sulmojnë, e kontrollojnë, e shantazhojnë dhe e blejnë median…

Po, dje pashë xhelatët e medias, të na “qanin” hallet, pasi na kanë agresuar dhe masakruar 365 ditë të vitit.

Ishin të gjithë bashkë, elita politiko-ekonomiko-kriminale, si ajo parrulla e kohës së diktaturës, “sup më sup si malet”, duke na kujtuar, kë do të kemi sërish përballë në 365 ditët në vijim…

Nuk ju harrojmë. E dimë që jeni aty në majë të Olimpit, gati si xhelatët e mesjetës me hanxhare në dorë mbi kokat tona…

Por mos qëndroni shumë të sigurtë, nuk do të jetë gjithmonë kështu…

Kur tua rrëmbejnë hanxharin nga dora, dhe nga xhelatë të përfundoni në gijotinë, ne do të jemi aty, për të shkruar nekrologjinë tuaj…

E dimë që në këtë botë të trazuar, nuk fiton gjithmonë e mira.

Por e keqja, nuk do të triumfojë përjetësisht…

Në foto:

Trupi i ekzekutuar i Javier Valdez, një reporter i specializuar në mbulimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të kokainës në Meksikë. Viktimë e narkokartelit në shtetin verior të Sinaloas…

Lexo edhe :  Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

“Xhelatët e medias na ‘qanë’ dje hallet”/

“Xhelatët e medias na ‘qanë’ dje hallet”/

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV