A po shkaktohet epidemia e obezitetit nga mungesa e proteinave?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një artikull rreth ushqimit të njeriut: në një dhomë të ngushtë, të lagësht dhe të ngrohtë diku në godinën e Departamentit të Zoologjisë në Universiteti e Oksfordit në Angli, e mbushur me 200 karkaleca migratorë, secili në kutinë e vet plastike.

Pikërisht atje, në fundin e viteve 1980, entomologët Stefën Simpson dhe Dejvid Raubenhaimer nisën së punonin së bashku mbi një studim interesant.

Ata u morën me rritjen e këtyre insekteve të pangopura, për të provuar nëse mund të ishin apo jo ngrënës të kujdesshëm.

Çdo ditë, Simpson dhe Raubenhaimer peshonin çdo karkalec, dhe e ushqenin me sasi të sakta ushqimesh pluhur që përmbanin përmasa të ndryshme proteinash dhe karbohidratesh.

Për habinë e tyre, shkencëtarët e rinj zbuluan se pavarësisht ushqimit që konsumonin insektet, ato përfunduan duke ngrënë pothuajse saktësisht të njëjtën sasi proteinash.

Në fakt, karkalecat që ushqeheshin me ushqime që përmbanin nivele të ulëta proteinash, hëngrën shumë, në mënyrë që të arrinin objektivin e tyre të proteinave, saqë përfunduan duke u bërë obezë.

Sigurisht, jo topolakë nga jashtë, pasi ekzoskeleti i tyre nuk lejon fryrjen, por plot me yndyrë nga brenda.

Kjo nxiti Simpson dhe Raubenhaimer të pyesin, nëse diçka e ngjashme mund të jetë duke shkaktuar rritjen e dokumentuar të obezitetit te njerëzit.

Në fakt, shumë studime kishin raportuar se edhe pse rritej konsumi ynë i yndyrave dhe karbohidrateve, ai i proteinave nuk rritej.

A mund të ndodhë që ashtu si karkalecat, dhe ne të mashtrohemi të hamë tepër dhe më pak proteina? Raubenhaimer dhe Simpson, mendojnë se po.

Zoti Simpson, ju argumentoni në librin tuaj se ushqimet ultra të përpunuara ka të ngjarë të na nxisin së konsumojmë shumë kalori. Pse?

Gjatë viteve të fundit, të dhënat kanë treguar se një njeri mesatar në SHBA, Australi apo Britani e merr më shumë se gjysmën e kalorive të tij nga ushqimet shumë të përpunuara. Në disa raste kjo përbën 90 për qind ose më shumë. Me rritjen e përqindjes së ushqimit ultra të përpunuar në dietë, konsumi i proteinave mbetet kryesisht i njëjtë, por marrja e energjisë rritet ndjeshëm për shkak të hollimit të proteinave nga yndyrat dhe karbohidratet në këto ushqime.

Pra, oreksi për proteina që zbuluam fillimisht te karkalecat, shfaqet edhe te ne njerëzit. Dhe në mjedisin tonë ushqimor modern, kjo gjë na shtyn të konsumojmë më shumë energji, duke krijuar një rreth vicioz. Ajo që zbulojmë në libër, është se ndërsa njerëzit bëhen obezë, çrregullohet metabolizmi i tyre.

Indet e tyre bëhen më pak reaguese ndaj insulinës, e cila normalisht rregullon metabolizmin e proteinave. Kjo e bën më pak efikas metabolizmin e proteinave, duke bërë që trupi të shpërbëjë indet e dobëta si muskujt dhe kockat, dhe të djegë proteinat për të prodhuar energji.

Kjo bën që njerëzit të hanë edhe më shumë, të shtojnë më shumë në peshë, të kenë një metabolizëm edhe më të çrregulluar, të fillojnë të duan më shumë proteina etj.

Shumë ushqime tejet të përpunuara kanë një shije të këndshme, e cila imiton atë të ushqimeve të pasura me proteina. Por shpesh ato kanë një përmbajtje shumë të ulët proteinash. Meqenëse nxitin oreksin tonë për proteina pa i kënaqur ato, ne tundohemi të hamë shumë më tepër sesa është e mirë për ne.

Lexo edhe :  2023-shi “mbushi” spitalet! Rreth 30 mijë persona më tepër të shtruar! Kryeson “zemra”

Pse proteina është nxitësi më i fortë i oreksit tonë?

Të tre ushqyesit kryesorë – yndyrnat, karbohidratet dhe proteinat – përmbajnë kalori. Në këtë mënyrë, ne mund të djegim cilindo prej tyre për të prodhuar energji, dhe mund të përdorim cilindo prej tyre për të prodhuar glukozë, e cila është ‘karburanti’ i preferuar për qelizat dhe trurin tonë.

Por vetëm proteina ka azot, për të cilin ne kemi nevojë për shumë qëllime të tjera, nga mbajtja në punë e qelizave tona deri te prodhimi i pasardhësve. Por pse hamë më pak kalori sesa na duhet në një dietë të pasur me proteina, në vend se të hamë proteina të tepërta?

Nga një studim tjetër me mizat e frutave, në zbuluam se ato jetuan më gjatë me një dietë me pak proteina dhe me nivele të larta të karbohidrateve. Kjo përmbysi 100 vite supozime rreth kufizimit të kalorive dhe plakjes. Sepse pikëpamja mbizotëruese ishte se reduktimi i kalorive të zgjat jetën. Por të dhënat tona treguan se ka rëndësi lloji i kalorive që konsumojmë, sidomos raporti i proteinave me karbohidratet.

Nëse problemi kryesor është përmbajtja e ulët e proteinave dhe fibrave, a do të ndihmonte rritja e nivelit të tyre në ushqimet shumë të përpunuara?

Shkenca e ka shtyrë tashmë industrinë në drejtime që nuk janë krejtësisht të dobishme. Industria e ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash është një shembull. Nëse kjo gjë do të ndihmojë apo jo përfundimisht në lidhje me shmangien e obezitetit, kjo është për momentin më pak e qartë.

Edhe të gjitha dietat më të suksesshme që rekomandohen sot përmbajnë shumë proteina. Por asnjëri prej tyre nuk merr parasysh faktin se një dietë me proteina më të larta, ka potencialisht një kosto. Siç e kemi treguar fillimisht te mizat dhe minjtë, një raport më i lartë proteinë-karbohidrat nga sa kemi nevojë, e përshpejton plakjen në indet tona. Pra, nëse vuani nga obeziteti dhe diabeti, përfitimet e një diete të pasur me proteina për sa i përket humbjes së peshës, mund t’i tejkalojnë kostot.

Pra, ju do të rekomandonit konsumimin e më shumë fibrave dhe më pak karbohidrate dhe yndyrna, në vend të më shumë proteinave? Si ndikon kjo në zgjedhjen tuaj të ushqimeve jashtë orarit të vakteve normale?

Unë kam një dashuri të madhe për ushqimin, gatimin. Por shmang në çdo rast ushqimet dhe pijet ultra të përpunuara. Si familje, ne hamë ushqime integrale, shumë fruta dhe perime, bishtajore, arra dhe drithëra, si dhe bulmet e mish, peshk dhe shpendë të cilësisë së lartë. Ka shumë mënyra për të pasur një dietë të ekuilibruar dhe të shijshme nga pikëpamja ushqyese, pa pasur nevojë të përdoren aplikacionet apo programet kompjuterike. Tek e fundit, asnjë specie në historinë e jetës në Tokë nuk ka pasur nevojë për to.

Të fundit

Eventi madhështor sportiv “Tiranathlon”, ja si devijon qarkullimi i mjeteve këtë të dielë

Pas tre eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi. Ky event i...

Moti i keq, rrëzohet fasada e pallatit në Tiranë, qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin pasditen e sotme. Mësohet se disa pllaka janë...

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë...

Plas debati i ashpër mes Robertit dhe Albanos: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Robert Aliaj, pas hyrjes së tij në fermë ka krijuar debate me fermerët, një prej të cilëve është edhe Albano Bogdo. “Përplasjet” e tyre kanë...

Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç reagon ashpër: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen...

Lajme të tjera

Web TV