Çfarë i mungon fushatës së 14 majit?/ Kikia: Qytetarët nuk po informohen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia në një intervistë në Faxnews ka komentuar fushatën elektorale, teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit.

Kikia për gazetaren Deni Turhani tha se fushata e mazhorancës është më e zhurmshme, më e pranishme me postera apo billborde ndërsa e opozitës më e tërhequr dhe më e përqëndruar në takime me qytetarët.

Po ashtu Kikia tha socialistët kanë vendosur ti japin një ngjyrim më politik fushatës teksa opozita është më shumë në takime në kafe, rrugica për të pasur takime të drejtëpërdrejta me qytetarët.

Kikia: Fushata e mazhorancës është më e zhurmshme, më e pranishme me postera, ndërsa e opozitës më e tërhequr dhe më e përqëndruar në takime me qytetarët.

Socialistët kanë zgjedhur ti japin një ngjyrim më të plotë politik fushatës, dhe kjo shikohet në mënyrën e komunikimit, organizimit të tubimeve. Janë mesazhet politke, gjetja me këngën e kontestuar shpesh dhe vallja si simbol. 

Opozitën e shoh më shumë në rrugica, kafene për të pasu takime të drejtpërdrejta me qytetarët.

Cfarë po i mungon fushatës?

Kikia: Kësaj fushate i mungon informacioni. Qytetarët edhe pse mund të ndjehen komod, apo të joshen nga fushata me dajre dhe daulle, ata duhet të informohen se cfarë ka bërë ai në piushtet dhe cfarë do të bëjë ai që kërkon ta mbaj dhe të vi në pushtet.

Kjo është përgjegjësia e medias, spotet elektorale nuk japin informacion. Janë krijime gjysme artistike, ajo që mungon është informacioni në edicionet e lajmeve. Kronikat që jepen në takime shohim vetem fjalime poilitke, retorikën e akuzave dhe kundër akuzave. Gazetarët nuk shkojnë në takime, për të parë më shumë dhe për ti informuar njerëzit se cfarë po ndidh. Por janë vete partite që i prezantojnë këto lajmë si një shfaqje teatrale. Kjo ka bërë që qytetari të mbetet i painformuar. Mungesa që ka kjo fushtë është informacioni që përcillet te qytetarët

Ndërkohë posterin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën Belind Këlliçi me gishtat e mesit lart, e konsideroi të panevojshëm por shtoi se nuk ishte dakord me kritikat e shumta ndaj tij.

Lexo edhe :  Çfarë do bëni nëse merret masë arresti ndaj Kryemadhit? Meta habit me përgjigjen e tij

Kikia: Këllici ishte në atë fushatën e tij të zakonshme, daljeve nëpër media, kur befas u shfaq me nje poster të habitshëm apo të panevojshëm. Nuk jam dakort me lumin e kritikave për bullizim dhe denigrim por nuk e shoh të nevojshme.

Të fundit

A po vjen fundi i botës? Lind bualli i bardhë, çfarë tregon profecia

Një buall i rrallë i bardhë thuhet se ka lindur në Parkun Kombëtar Yellowstone, duke përmbushur një profeci të...

Më pak se 30% duan që Berisha të jetë kandidat për kryeministër

Nga EDUARD ZALOSHNJA Me përkufizim, sondazhet online të portaleve nuk përfaqësojnë opinionin publik të një vendi – ato përfaqësojnë përafërsisht opinionin e audiencës së tyre....

Ja si përcillen tifozët kuq e zi në Aeroportin e Tiranës (Foto)

Tifozët e skuadrës tonë kombëtare që fluturuan sot drejt Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në Euro2024, u përcollen me një atmosferë festive nga Aeroporti...

GJKKO liron nga qelia biznesmenin e njohur (Emri)

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë të biznesmenit Ervis Lame nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie". Ervis Lame u...

Ambasada e SHBA godet Berishën pasi mori vulën: Pozicioni për non gratat nuk ka ndryshuar

Ambasada amerikane ka reaguar pak ditë pasi Apeli vendosi t’i kthejë vulën e PD-së, ish kryeministrit Sali Berisha. Selia diplomatike e SHBA konfirmon qëndrimin e...

Lajme të tjera

Web TV