Ermal Dredha/ Vlora në sytë e një diplomati, 7 shtyllat ku do përqëndrohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intervistoi: Fernada Cenko

Vjen si diplomat por kërkon drejtimin e pushtetit lokal në Vlorë, në një situatë mikse me favore dhe disfavore. Favori i parë me shumë rëndësi në llogarinë e fundit të votive, është se Vlora mbetet një bastion i së majtës. Gjithashtu animit majtas i ka bashkangjitur eksperiencën e tij si diplomat dhe një individ i papërfulur. Por nga ana tjetër ka një disfavor pasi të paktën në dy vitet e fundit Vlora është qeverisur lokalisht nga një kryetar që nuk njihej nga kryetari i PS-së dhe nga anëtarësia atje, duke e përjashtuar nga çdo funksion partiak. Për Ermal Dredhën, kandidatin e PS-së në Bashkinë Vlorë e shkara duket se nuk ka vend, duke premtuar për të ardhmen. Me ide të qarta në zhvillimin e zonës, sidomos për sektorin e turizmit Dredha në intervistën ekskluzive për gazetën “Fjala” tregon për fushatën e deritanishme dhe pikat kryesore që pritet të ndërhyjë për ndryshimin e Vlorës.

Zoti Dredha, ju kandidoni për herë të parë për kreun e bashkisë së Vlorës. Nga erdhi propozimi për kandidaturën tuaj dhe cili është vizioni juaj për këtë qytet?

Ju falenderoj për mundësinë dhe hapësirën në gazetën tuaj. E vlerësoj si hapësirë që ia dedikoni Vlorës. Është e vërtetë që kandidoj për herë të parë, pavarësisht se jam rritur në një ambjent familjar me traditë kontakti të gjerë dhe komunikimi të përditshëm me njerëzit, pas shkak të detyrës që babai im si mjek dhe më tej si kryebashkiak i Vlorës. Për shkak të kësaj tradite dhe qasjes familjare mesa duket erdhi e natyrshme nga familja socialiste e Vlorës, të cilin gjej rastin ta falenderoj për besimin, për të më propozuar si përfaqësuesin e tyre për garën vendore të 14 majit. Më bën të ndjehem 100 – fish i përulur dhe më shtohet përgjegjësia sot në kandidim dhe nesër në menaxhim, duke mbajtur në konsideratë se ka patur kandidatura shumë të mira dhe përfaqësuese për administrator të Bashkisë Vlorë. Ka qënë një garë reale për të gjetur profilin më përbashkues dhe përfaqësues të Partisë Socialiste dhe në këtë konteks, vota që mu besua në shumicë nga asambleja socialiste e partisë Vlorë, më ka bërë të ndjehem jo vetëm mirë, por edhe falenderues dhe i përulur për besimin që më dhanë. Shpresoj shumë, uroj shumë dhe do të jem tërësisht i disponueshëm për të bërë më të mirën për vlorën, për të ktheyr besimin që mu dha me punë, por jo vetëm për ta, por për gjithë qytetarët e Vlorës.

Cilat kanë qenë funskionet tuaja në administratë dhe në politikë?

Funksionet e mia kanë qënë të lidhura me diplomacinë. Që pas përfundimit të studimeve univeristare dhe ato pas – universitare që kam kryer në periudha të ndryshme, kanë qënë të lidhura me diplomacinë, që nga drejtori i protokollit të shtetit, konsullit e atij të ambasadorit. Pikëtakimi im me politikën ka qënë pikëtakimi më i rëndësishëm, ai i shërbimit më të mirë për shtetin dhe për vendin tim.

Lexo edhe :  Mblidhet sot Kuvendi, Nasip Naço interpelancë me ministrin Peleshi

Cilat janë pikat kryesore të programit tuaj elektoral për garën më 14 maj?

Bashkë me grupin e ekspertëve të fushave të ndryshme që këtij qyteti nuk i mundojnë, kemi hartuar programin e qeverisjes lokale për mandatin e ri të pushtetit vendor. Ky program është hartuar e bazuar mbi një analizë të detajuar të situatës aktuale të territorit të bashkisë Vlorë, nevojat për ndërhyrje dhe atë drejtim të duhur për ta çuar Vlorën përpara cilësisht dhe ekonomikisht.
Programin e kemi ndarë në 7 shtyllat:
1. Zhvillimi Ekonomik
2. Turizmi-Made in Vlora
3. Bujqësia dhe Zhvillimi Rural
4. Infrastruktura në qytet-Urbanizimi
5. Shërbimi Social dhe Shoqëria Civile
6. Shëndetsia, Shërbimet dhe Arsimi
7. VloraVibe- Vlora që jeton (24/7) (365d)

Janë shtyllat që i kemi parë si të domosdoshme për zhvilimin dhe mirëqënien e Vlorës, të cilat i shërbejnë një industrie përkufizuese për vlorën, që është turizmi. Turizmi është misioni dhe vizioni ynë për Vlorën, jo vetëm për ta shndërruar në destinacionin e parë turistik në qytet por më shumë sesa kaq, për ta shndërruar ndër më të kërkuarit në Mesdhe.

Vlora është një qytet bregdetar, ku turizmi ka rëndësi të veçantë. A keni ju një program premtues lidhur me zhvilllimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së turizmit?
Siç e thash edhe më lart, turizmi është përkufizimi ynë, emblema e sipërmarrjes, motorri i zhvillimit të bashkisë Vlorë. Jemi në një moment të artë për Vlorën, për shkak të vëmendjes që qeveria i ka dhënë bashkisë Vlorë me investimet strategjike që kjo bashki ka marrë, nga aeroporti që po ndërtohet, porti i ri “Marina Vlorë”, tuneli i Llogorasë, rruga e lumit të Vlorës, Lungomare 1, 2 dhe 3, zona historike e qytetit, e ndërhyrje të tjera infrastrukturore që e bëjnë Vlorën qytetin më të aksesueshëm, nga të gjitha rrugët tokësore, ajri e deti. Kjo na jep avantazhin e jashtëzakonshëm për projektuar më shumë të ardhura dhe të ardhme në këtë qytet. Kemi ardhur në një moment që përmirësimi i akseve kryesore të Vlorës të pasohet nga puna në brendësi të qytetit, në lagjet e brendshme, me rrugë, kanalizime, ndriçim e përmirësim të çdo poli të qytetit për tu dhënë qytetarëve kushte dinjitoze të jetesës së tyre, turistëve një panoramë të një destinacioni të investuar kudo. Ajo që është sfida ime, është vizioni për ta parë Vlorën me një plotësi të gjithë aktivitetit turistik, në 12 muaj viti, me evente që tërheqin vizitorë e turistë gjithë vitin. Vlora Vibe është një nga shtyllat e programit, që ka në thelb pikërisht jetën e gjallëruar të Vlorës, me një kalendar të detajuar për çdo grupmoshë e çdo kërkesë turistike për atë që duan të gjejnë e të shijojnë në Vlorë.

Të fundit

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

Lajme të tjera

Web TV