Kryebashkiaku i Brukselit në krah të Veliajt: Uroj fitoren tënde për të mirën e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë të shumtë kryebashkiakët europianë, por edhe nga Ballkani Perëndimor, që bëjnë thirrje për të votuar Erion Veliajn.

Edhe kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close bën thirrje që në zgjedhjet e 14 majit të mbështetet Veliaj.

“Tungjatjeta Erion! Treshi është një numër magjik, Zoti e ka thënë këtë dhe jam i sigurt që ti do ta fitosh këtë betejë. Lojë, set, ndeshje! Ju siguroj që puna juaj do t’ju kthehet mbrapsht në Këshillin Europian të Tiranës, duke përfaqësuar një qytet madhështor evropian që është i ri, me jetë, e i hapur për të gjithë botën dhe duke parë nga e ardhmja.

Disa vjet më parë, qyteti i Brukselit, ftoi Tiranën dhe banorët e saj, duke i bërë pjesë të panairit tonë të Krishtlindjes, eventi madhështor i fundvitit që mirëpret rreth 3 milionë vizitorë. Unë kam qenë vet në dhjetëra misione në Tiranë dhe e admiroj zhvillimin urban, si edhe durimin e ekipit të qytetit që po i drejton ata. Një fjalë e urtë popullore thotë që: “Ti nuk e ndryshon një ekip fitues!”. Kështu që vazhdoni ndryshimin për një jetë më të mirë në Tiranën Europiane! Tirana juaj është pjesë e Europës. Uroj fitoren tënde i dashur Erion për të mirën e Tiranës”, tha Close.

Pas këtij videomesazhi, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan: “Faleminderit për vlerësimin dhe mbështetjen miku im, Philippe Close. Shumë i nderuar të kem përkrahjen e një kryebashkiaku shembull në Europë, si ju, me qytetin tuaj fantastik Brukselin”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV