Përse Nënë Tereza me fytyrë hyjnore është vendosur në Rinas pa fytyrë!?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesor Sazan Guri i ka dedikuar një shkrim bustit të ri të shenjtores shqiptare Nënë Tereza, vendosur ditë më parë në Aeroportin e Rinasit. Vepra e Ilirian Shimës ka ngjallur mjaft debate dhe reagime, për shkak se fytyra e Nënë Terezës është e mbuluar.

“Nuk duhet ngatërruar Liria për të bëre art, (kur bëhet fjalë për figura të konceptuara) me aspektin e përçudnimit të figurave reale. Nuk mund t’ia marrësh dhe heqësh fytyrën as Skënderbeut, as nene Terezës. Me thoni një skulpturë botërore ku një Lideri i është hequr fytyra…

Pse i është hequr fytyra Nënë Terezës? Sepse në qarqet fundamentaliste anti shqiptare, ka një tendencë mohimi të figurave të Kombit shqiptar, dhe një nënë Terezë pa fytyre është Mesazhi i Disa të ashtuquajturve udhëheqës fetarë qe mohojnë Kombin shqiptar”, shkruan ndër të tjera profesori Sazan Guri.

Lexoni shkrimin e plotë të tij, për bustin e Nënë Terezës:

Kohët e fundit në botë kemi një lloj arti Demoniak, që etiketohet si Tendenca e Shpërfytyrimit të njeriut… Ilirian Shima tregon se eshtë pjesë e kësaj rryme. Përfaqësuesi tipik i saj është Ai një më lart tij – një më larg nesh.
Zoti thotë – Unë e krijova njeriun sipas shëmbëlltyrës time. Kur i heq fytyrën qe i ka dhënë Zoti njeriut, ti je thjesht një demon Anti-Zot.
Nuk duhet ngatërruar Liria për të bëre art, (kur bëhet fjalë për figura të konceptuara) me aspektin e përçudnimit të figurave reale. Nuk mund t’ia marrësh dhe heqësh fytyrën as Skënderbeut, as nene Terezës. Me thonin një skulpturë botërore ku një Lideri i është hequr Fytyra… Të gjithë Aleksandri, Napoleon Bonaparti, Papa Klementi, George Uashington janë me fytyre reale… Shtrohet pyetja: a mund të quhet bust, kur karakteristika kryesore e një busti është FYTYRA?….
Pse i është hequr fytyra Nënë Terezës? Sepse në qarqet fundamentaliste anti shqiptare, ka një tendencë mohimi të figurave të Kombit shqiptar, dhe një nënë Terezë pa fytyre është Mesazhi i Disa të ashtuquajturve udhëheqës fetarë qe mohojnë Kombin shqiptar.
Përderisa Autoritet shqiptare kane pranuar këtë bust, atëherë ideatori i Bustit është Ai, kurse realizuesi është ky i porosituri, thjesht i paguari artisti, që shet profesionin për dy pare.
Pra, shkurt kemi të bëjmë me një poshtërim të popullit shqiptar?! Sespe ajo është vepra më diabolike që kemi parë në jetën tonë, duke besuar që shqiptarët e vërtetë mendojnë njësoj si këto rreshta.
Shihni të çarën përpara… është në formën e organit seksual të femrës…. perversistetin e tij artisti rekrut nuk mund ta shprehë kurrë të paktën në Figurën e Nënë Terezës…..
Nëse demoni artist rekrut është Homoseksual, Biseksual apo Heteroseksual nuk na intereson. Por, cënimi i figurës së Nënë Terezës, është diçka e pafalshme…..
Kjo skulpturë amorfe dhe pa kurrfarë vlere artistike nuk ka një ndryshim nga xhesti i hoxhës Mazllum Mazllumi, i cili përdhosi Flamurin kombëtar dhe shau shqiptarët.
Ndaj, na duhet të mbajmë një qendrim akademik, qytetar, shqiptar për këtë figurë pa figurë, për këtë formë prezantimi të njeriut më të dashur të botës pa formë, ku ajo pjesë e trupit që i fliste më shumë pikërisht ajo i mbulohet, siç ishte fytyra e qeshur si shprehje e shpirtit të shenjtë të saj.

Të fundit

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta,...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Miku i tij i nxorri sekretin zbuluar? Bes Kallaku me nuse nga Kosova? (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi (Gold AG), ka ndezur rrjetin me një postim në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet krah aktorit...

Lajme të tjera

Web TV